Mbledhja Shqipëri-Kosovë/ Rama heq nga agjenda Shkodrën, ja ku ka vendosur ta mbajë takimin

Mbledhja Shqipëri-Kosovë/ Rama heq nga agjenda Shkodrën, ja ku ka vendosur ta mbajë takimin

20:40, 28/09/2020
A+ Aa A-

Dy qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës nuk do ta mbajnë takimin e radhçs të premten në Shkodër siç ishte parashikuar.

Takimi do të mbahet më 2 tetor (të premten), ora 11:00 në Tiranë, saktësisht ”Pallati i Kongreseve”.

Takimi në fakt ishte planifikuar të mbahej në Shkodër, por duket se palët kanë ndryshuar mendje dhe do spostojnë takimin në Tiranë.

Shqipëria do ketë po të njëjtin kryeministër, Edi Ramën kurse Kosova vjen me risi pasi ka kryeministër Avdullah Hotin, tashmë prej qershorit në detyrë.

Paraprakisht në Kosovë qeveria ka miratuar 15 marrëveshje që synojnë thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë, por që duhet të marrin ‘ok’ dhe të konkretizohen në mbledhjen e dy qeverive.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco