‘Asnjë qindarkë për shkollat’/ Vokshi: Rama e Veliaj paguan 1 mld lekë inceneratorin e Tiranës

‘Asnjë qindarkë për shkollat’/ Vokshi: Rama e Veliaj paguan 1 mld lekë inceneratorin e Tiranës

20:23, 28/09/2020
A+ Aa A-

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, se nuk kanë dhënë asnjë qindarkë shtesë për shkollat në fillimin e vitit shkollor, por gjithçka e kanë çuar për biznesin me pronarë që fshihen në parajsa fiskale.

Në postimin e saj në Facebook, Vokshi denoncon se, “pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, paguan me taksat tona 1 miliardë lekë inceneratorin e Tiranës”.

Postim i plotë i Albana Vokshit:

Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, paguan me taksat tona 1 miliardë lekë inceneratorin e Tiranës. Asnjë qindarkë shtesë për shkollat, por gjithçka për biznesin me pronarë që fshihen në parajsa fiskale.

1 milardë lekë për inceneratorin e Tiranës dhe asnjë pikë ujë dhe as një kallëp sapuni në shkollat e Kryeqytetit.

Erion Veliaj derdh 1 milardë lekë në kontot në parajsa fiskale, por nuk jep asnjë qindarkë për maskat falas për nxënësit dhe dezinfektimin e klasave.

Me 1 miliardë lekë që Erion Veliaj i ka paguar shtesë inceneratorit të Tiranës mund të ishin paguar edhe testet covid dhe ato sereologjike për mësuesit dhe stafet pedagogjike.

Çdo qindarkë e vjedhur në kurriz të banorëve të Tiranës do t’i kthehet kundër në 25 Prill. Dhe kushdo i përfshirë në këtë megaaferë do të shkojë para drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco