Bejtja-Yuri Kim: Po u trajtua marrëveshja e 5 qershorit ‘si çështje nderi’, për të mira e gëzime

Bejtja-Yuri Kim: Po u trajtua marrëveshja e 5 qershorit ‘si çështje nderi’, për të mira e gëzime

17:17, 28/09/2020
A+ Aa A-

Gazetari Andi Bejtja me një status në Facebook ka komentuar deklatratën e sotme të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim në lidhje me marrëveshjen e 5 qershorit.

Bejtja ka komentuar në veçanti fjalën e ambasadores, e cila tha se ‘marrëveshja e 5 qershorit është çështje nderi’.

Sipas Bejtjes, nëse kjo marrëveshje trajtohet si çështje nderi, atëherë, për të mira e gëzime.

Reagimi i plotë i gazetarit Andi Bejtja:

Sot Ambasadorja Juri Kim, duke folur për respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit, midis të tjerave e etiketoi atë si ‘çështje nderi’, duke nënvizuar në mënyrë eksplicite dhe që po pret qe ‘palët ta nderojnë atë’.

Madje u kujdes të thotë që nuk e ka firmën e vet.

Fjala ‘nder’ e ‘nderim’ ja ul vlerën kësaj marrëveshjeje, si në anglisht dhe në shqip.

E dashur Ambasadore, po ja latë këtë marrëveshje, për ju kaq të rëndësishme, aq sa nxorët dhe Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo të prononcohet publikisht, nderit për të mira e gëzime…

Kot paska dale Pompeo, kot i mblodhët palët në Ambasadë të firmosnit dhe kot e ngritët gishtin aq lart, duke thënë fillimisht se topi është në fushën e Lulit…

Nejse, tashme nuk na ngelet gje tjetër veçse maxhoranca që theu hapur këtë marrëveshje, të ketë besim ‘tek nderi vet’ aq sa keni ju besim ‘tek nderi i saj’.

Edhe njëherë për të mira e gëzime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gimi28/09/2020 19:24

Më troç se amerikanët e thonë.15 kushtet janë troç.Ambasada nuk ka folur fare për çka ndodhte në vënd por e kishte mëndjen te reforma në drejtësi që përfundoi Ramaforma.Vetëm kundër opozitës kanë folur deri te topi në fushë të Bashës.Një ta dini që gjermanët janë shumë më të interesuar se amerkanët.

coli28/09/2020 17:51

O Bejtja ! Që të bësh një veprim të pandershëm., si në shqip, në anglisht e në çdo gjuhë të botës do të thotë të bësh faj. Që të shkelësh një marëveshje që e ke firmosur vetë , është e panderëshme e në të njejtën kohë faj. Më duket edhe mua pak si hermetike gjuha e ambasadores amerikane, por kjo është gjuha e dipllomacisë. Ne shqiptarët kërkojmë që gjërat të thuhen troç. Por edhe Bundestagu gjerman që i ka vënë 15 kushte qeverisë shqiptare për të filluar proçesin e integrimit, nuk e thotë troç se Rama ka faj se është i pandershëm, por duhet të "korigjojë gabimet e tij".

Shto koment

Denonco