Denoncimi i mjekes: Rama i quan heronj, koncesionari gjobit makinat e bluzave të bardha në QSUT

Denoncimi i mjekes: Rama i quan heronj, koncesionari gjobit makinat e bluzave të bardha në QSUT

17:07, 28/09/2020
A+ Aa A-

Kur i intereson, qeveria i quan “heronj”, por kur vjen puna për ti zhvatur nuk i shpëton asnjë rast.

Kjo është situata sot në QSUT, aty ku çdo ditë mjekë, infermierë apo pedagogë përballen me gjobat e koncensionarit të parkingjeve.

Denoncimin e rradhës e bën mjekja dhe pedagogia Monika Fida, e cila përmes një video-live në Facebook-un e saj tregon situatën në qendrën më të madhe spitalore në vend.

“Po flas sot live nga QSUT. Jam mjeke, konsulente pranë shërbimit të dermatologjisë.

Vij, është kohë me shi, siç e shihni, gjithë sipërfaqja është bosh, totalisht. Kjo sipërfaqe nuk lejohet të përdoret nga mjekët.

Koncensionari ka bllokuar të gjitha vendet, ndërsa ne, bluzat e bardha, që deri dje ishim heronj, nuk mund të parkojmë dot këtu”.

Më pas, mjekja tregon edhe gjobën që ka marrë pikërisht për shkak të parkimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dritan28/09/2020 20:52

E nderuar Dr Monika Fida Nisur nga shqetësimi i ngritur nga ana juaj, sqaroj se nuk kemi të bëjmë me koncesionar por me Agjenci Publike e cila operon në bazë të VKM Nr.688 datë 14.11.2018 për menaxhimin e territorit të QSUT-së, ku një pjesë e mirë e të ardhurave shkojnë për përmiresimin e infrastruktures dhe sherbimeve ne QSUT. Në bazë të aktmarrëveshjes me QSUT ju si mjeke e përfitoni pa pagesë shërbimin e parkimit. Hapësirat e parkimit nuk janë të dedikuara vetem për mjekët por edhe për pacientet që marrin shërbim në QSUT. Këto hapësira janë të vendosura sipas studimeve të kryera nga ekspertë të menaxhimit të trafikut. Drejtimi i automjeteve për në hapesirat e parkimeve bëhet nëpërmjet sinjalistikes së vendosur, dhe operatorëve që drejtojne lëvizjen e automjeteve. Theksoj se hapësira ku ju pretendoni të parkoni është shpallur nga autoritetet “ZONË NË KARANTINË” dhe menaxhohet nga Policia e Shtetit. Sipas rregullores së parkimit të afishuar në vende të dukshme kërkohet nga përdoruesit e parkimit që të parkojnë në mënyren e duhur në vendet e caktuara duke respektuar sinjalistiken vertikale dhe horizontale të këtyre hapësirave në mënyre të tille që mos të shkaktoje pengesa në operimin e shërbimeve në QSUT. Parkimi i automjetit nga ana juaj ne rrethrrotullim ngjitur me perimetrin e sigurisë është parë shqetësues nga ana e punonjësit të Policisë së Shtetit. Pas komunikimit me telefon me ju, jeni përgjigjur negativisht kërkesës sonë për lëvizjen e automjetit. Në këto kushte Policia e Shtetit ka vendosur masën e ndëshkimit me gjobë për kundravajtje. Menaxheri Dritan XHEMALI

Shto koment

Denonco