Vasili në SYRI TV: I kemi qëndruar 5 qershorit! Ambasadorët të reagojnë ndaj Ramës

Vasili në SYRI TV: I kemi qëndruar 5 qershorit! Ambasadorët të reagojnë ndaj Ramës

17:01, 28/09/2020
A+ Aa A-

I ftuar në studion e SYRI TV ne Edicionin e Pasdites me moderatoren Armela Ferko, zv/kryetari i LSI-së Petrit Vasili ka komentuar draftin e fundit të propozuar nga opozita e bashkuar, ku kërkohet hapja 100 % e listave.

Duke komentuar zhvilimet e fundit politike dhe ndryshimet e njëanshme nga ana e mazhorancës, Vasili u shpreh se në ambasadën e SHBA-së, Rama ka kundërshtuar hapjen e listave në sy të ambasadores Juri Kim.

Duke zbardhur diskutimet e zhvilluara në ambasadën e SHBA-së, Vasili tha se në atë mbledhje nuk u pranua qeveria tranzitore nga mazhoranca, por më tej kanë vazhduar diskutimet për arritjen e konsensusit në pika të tjera.

‘Hapja e listave u kundërshtua hapur nga Edi Rama dhe Damian Gjiknuri, ku sipas tyre nuk preken kualicionet sipas Partisë Socilaliste, por vetëm koalicionet e përbërë. PS do që votuesit, mos të votojnë as kandidatin as koalicionin’ ka thënë Vasili.

Pyetjes së moderators Ferko se a e pengon drafti I opozites këtë fenomen, Vasili u përgjigj se:

‘Të gjitha zgjidhjet nga Këshilli Politik duhet të arrihen me konsensus mbi cdo problem që krijohet.

Me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, kemi arritur Këshillin Politik për arsye se parlamenti është I kontestuar dhe nuk përfaqëson partitë politike në vend. Drafti reflekton hapjen 100 të  listave dhe mbron koalicionet mes partive’.

A kërkon të zhbëjë 23 korrikun drafti I opozitës?

‘Angazhim I opozitës është të hapë listat pa diferenca sipas alfabetit. Brenda koalicioneve respektohet barazia gjinore, si dhe koalicionet parazgjedhore. Falë koalicioneve, qytetarët janë njohur me partitë duke vendosur se cilën parti do të votojë’.

Lidhur me ofertën e partive politike, Vasili u shpreh se qytetarët kanë përballë një opozitë serioze dhe të përgjëgjshme, si dhe një mazhorancë që mashtron dhe thyen konsensusin e arritur më 5 qershor.

‘Përballë qytetarët kanë një mazhorancë që mashtron dhe një opozitë e përgjegjshme dhe serioze. Opozita nuk ka devijuar asnjë presje asnjë pik nga marrëveshja e 5 qershorit’.

Gjithashtu Vasili ka reagur ashpër ndaj dekalratave të ambasadave lidhur me ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor.

‘Një mësazh edhe për ambasadën amerikane. Nuk ka të drejtë asnjë ambassador të flasi në mënyrë të përgjithshme. Veprimet tona deri tani ka ardhur në nevojë dhe respekt të qytetarëve. Nuk ka dakortësi për sistemin, vazhdojmë me 5 qershorin ishte qëndrimi I opozitës. Opozita është serioze dhe konstitucionale deri në fund. Nuk është pjesë e deklaratave të ambasadave. Marrëveshja ka pasur katër firmëtar dhe katër dëshmitarë që ishin ambasadorët në ambjentet e ambasadës së SHBA. Vetëm opozita nuk I kanë lëvizur marrëveshjes së 5 qershorit. E vetmja ka lëvizur PS dhe ambasadorët duhet të reagojnë lidhur me këtë fakt. Un nuk e pranoj asnjë ambassador tmë drejtojë gishtin’ ka përfudnuar Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco