Ministrja e re e Ramës gjen fajtorët e përhapjes së Covid në Shkolla: Janë nxënësit

Ministrja e re e Ramës gjen fajtorët e përhapjes së Covid në Shkolla: Janë nxënësit

16:50, 28/09/2020
A+ Aa A-

Ministrja e emëruar vetëm pak ditë më parë, Evis Kushi, ishte sot në terren duke parë situatën në shkolla.

Teksa shikonte ambientet brenda klasave, por edhe jashtë, për respektimin e protokolleve anti-Covid, ajo u ka kërkuar nxënësve të mos përqafohen sapo dalin nga klasa ku janë të distancuar.

Kushi i ka habitur të gjithë, teksa nxiti mësuesit që të jenë më strikt, dhe të ndëshkojnë nxënësit që nuk i respektojnë këto masa.

Ministrja e ka gjetur fajtorin për përhapjen e koronavirusit, dhe vetëm nxënësit duhet ndëshkuar.

'Unë do të kërkoj që nxënësit duhet të kenë kujdes edhe kur të dalin jashtë, sepse këtu respektohen rregullat. Të jeni sa më strikt me masa ndëshkuese dhe sensibilizuese që nxënësit të respektojnë masat. Duhet që çdo mësues dhe çdo nxënës të respektojmë masat. Maraku im është që rregullat të mos përqafoheni jashtë. Mësuesit të jenë të ashpër, asnjë tolerim për fëmijët që nuk respektojnë masat', tha Kushi ndër të tjera teksa fliste para nxënësve dhe mësuesve.

Por pavarësisht apelit të vazhdueshëm të autoriteteve shëndetësore, Kushi kishte zgjedhur një maskë paska të madhe për fytyrën e saj e cila gjatë kohës kur ajo fliste binte poshtë. Kjo e detyroi ministren që për disa momente gjatë fjalës të prekte maskën me duar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

PD Elbasan28/09/2020 17:12

"Kaurrka...! M'a mori djalin" ....edhe kjo shoqe me Elisen...i pelqen dhe kesaj shume PESHKU!

Shto koment

Denonco