Bylykbashi: Lista të hapura 100 përqind, koalicionet të ruhen siç janë sot

Bylykbashi: Lista të hapura 100 përqind, koalicionet të ruhen siç janë sot

16:15, 28/09/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 sqaroi propozimin që opozita e Bashkuar ka bërë në Këshillin Politik në lidhje me ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Bylykbashi tha se kërkojnë koalicione në formën siç janë sot, pra çdo parti garon me kandidatët e saj, pra lista të ndara dhe 100% të hapura siç shtoi, pra ku çdo zgjedhës krahas partisë që dëshiron të votojë edhe për kandidatin që dëshiron. Pikërisht tha ai, prandaj kërkojnë edhe opinionin e ODIHR, për të gjykuar nëse propozimet e Ramës për të zhdukur koalicionet është i drejtë apo jo.

“Qëndrimet tona janë të qarta, koalicionet ruhen në formën që jam sot, u miratuan edhe më 23 korrik me konsensus, vetëm më pas me ndryshimet e 30 korrikut Rama i ndryshoi. Pra, partitë të garojnë të lira në koalicion, por çdo parti me kandidatët dhe listat e saj, pra zgjedhësi nuk voton koalicion por duke e patur të qartë partinë që do, pastaj voton me listë të hapur kandidatin e partisë që do. Listën e hapur të partive e kanë pasur që në 2003, tani kanë edhe listën e hapur të koalicionit.

Ne e kemi dhënë modelin si bëhet në një fletë të vetme. Pra, partitë në njërën krah, votuesit mund të zgjedhin numrin që i bie kandidatit që preferojnë i renditur alfabetikisht në listë. Këtë kemi propozuar ne. Koalicioni të mbetet siç është sot. Kjo i mbyll shtegun çdo debati, Rama kërkon të zhdukë koalicionet, t’i bëjë me listë të përbashkët. Ne duam që kjo çështje t’i dërgohet ODIHR. Duam përgjigje nëse ky proces ndryshimi që do të sjellë Rama është apo jo në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Propozimi ynë është në përputhje të plotë me Kushtetutën. Ambasadorja Amerikane e mbështeti qëndrimin tonë sot. Duan ta ndryshojnë sistemin si të duan ata? Me të njëjtin sistem do i mundim. Krahas kësaj dua të theksoj edhe faktin që po shkelin procedurat kushtetuese. Duan të shkelin konsensusin e arritur në Këshillin Politik. Shqiptarët i kanë sytë në ballë, e shohin hallin e Ramës, kanë frikën e humbjes”,- tha ai.

Bylykbashi shtoi ndër të tjera se ka edhe mbështetjen e aleatëve të PD-së, por kanë marrë edhe konsultë ndërkombëtare për rrugën që po ndjekin.

“Ne i qëndrojmë çfarë kemi nënshkruar në 14 janar, pra këshillli Politik të marrë vendime me konsensus, nëse s’ka konsensus i drejtohemi ODIHR dhe i qëndrojmë 5 qershorit. Rama nuk i qëndron. Me ndryshimet që ai kërkon preken nene, formula e shpërndarjes së mandateve dhe mbledhjes së tyre. Në këtë përplasje t’i drejtohemi ODIHR. Rama do të ndërrojë rregullat e lojës për t’i dhënë avantazh partisë së tij.

Por, sistemi zgjedhor nuk prodhon kurrë diferenca kaq të mëdha. Vota që do jetë e opozitës do jetë e saj. Kjo është një përpjekje e tij për të zvogëluar humbjen jo për të ndryshuar rezultatin. Ne jemi në sinkron të plotë me aleatët për të gjitha vendimet dhe veprimet që po ndërmarrim, prandaj kemi koordinim edhe me faktorin ndërkombëtar”,- vijoi ai.

Sa për pragun elektoral, Bylykbashi tha se, “Ajo nuk është pjesë e propozimeve tona. Ne duam që pragu të mos jetë në dëm të partive reale. Pragu nuk është problem për PD e opozitën e Bashkuar.

Por cilat janë pikat e forta të PD-së dhe ku pritet të kandidojë Oerd Bylykbashi? Demokrati la të nënkuptohet se Durrësi do jetë zona më e pëlqyer prej tij, ndërsa nënvijëzoi reformën ekonomike si pikën më të fortë që PD-ja premton për shqiptarët.

“Kemi shpalosur elementët e parë të një oferte politike qoftë në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë fiskal, ashtu si ne mendojmë që duhet të jetë shteti. Ekonomia duhet të funksionojë e mbrojtur nga një kornizë ligjore dhe kushtetuese. Që ekonomia të prodhojë të mira, por të mos i qëndrojë shteti mbi shpinë si shushunjë, e djathta i jep mundësi dhe frymëmarrje që shqiptarët të bëhen më të pasur.

PS e ka prerë biletën për tu takuar me fundin e saj qeverisës. Oferta jonë është politike dhe ekonomike. Unë jam ish-deputet, vij nga Durrësi vendi ku jam rritur dhe kam njohjet e kontributin edhe në kuadër të listave të hapura është normale të jem aty, por koordinim dhe detyra kam pasur edhe në Tiranë. Se ku do jem këto janë vendime të brendshme të partisë”,- shtoi ai.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco