Rudina Hajdari mbështet opozitën: Drafti hap 100% listat e deputetëve

Rudina Hajdari mbështet opozitën: Drafti hap 100% listat e deputetëve

14:23, 28/09/2020
A+ Aa A-

Rudina Hajdarit, deputete dhe anëtare e NismësThurje, ka deklaruar sot se mbështet draftin e opozitës së Bashkuar për hapjen e vërtetë 100% të listave të deputetëve.

Me një qëndrim të saj, Hajdari shprehet ky propozim i opozitës i shkon për shtat dhe atij të bërë nga deputetët e emëruar në Kuvend.

Reagimi i Rudina Hajdarit:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Politik,

Me kënaqësi konstatova se Partia Demokratike ka dorëzuar pranë Këshillit Politik një draft propozim për amendamentet e Kodit Zgjedhor, propozim ky i cili shkon përkrah atij të opozitës parlamentare e që synon hapjen reale të listave 100% duke ia mundësuar qytetarit e jo më kryetarit përzgjedhjen e deputetëve në Parlamentin e ardhshëm.

Duke qenë se tashmë të gjitha palët i kanë depozituar propozimet e tyre lidhur me këtë çështje, propozoj të takohemi nesër në orën 12:00 për të diskutuar dhe mundësisht dakordësuar rreth kësaj çështjeje.

Sytë e shqiptarëve janë nga përfaqësuesit e tyre politikë dhe ata sot kërkojnë një reformë zgjedhore e cila pikë së pari të rikthejë sovranitetin te populli nëpërmjet mekanizmit të hapjes së listave.

Le të bëhemi bashkë dhe ta përfaqësojmë këtë vullnet qytetar, duke e miratuar me konsensus hapjen reale të listave për zgjedhjet e ardhshme.

Duke uruar në një përgjigje pozitive,

Me respekt,

Rudina Hajdari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xufe28/09/2020 16:08

Partinë demokratike do e kishe mbështetur po të kishe dorëzuar mandatin e pa merituar që të dha si bija e Azem Hajdarit por këtë nuk e bëre duke mbështetur Ramën dhe PS për turpin tënd dhe të nënës tënde të korruptuar që ju edukoj kështu. Pafytyrësinë dhe mosmirnjohjen e çove më tej duke formuar parti të re por do marrësh në këmbim atë që meriton përbuzje dhe mospërfillje për atë që u bëre PD dhe babait tënd si mbesë e Taulantit.

B.sh28/09/2020 16:01

Çfardo që të thuash,nuk je gjë tjtër veçse një limon i shtrydhur...turp qe je vajza e Azem Hajdarit

Shto koment

Denonco