Demokratët e Skraparit po votojnë/ Spaho: Proces garanton fitoren më 25 prill

Demokratët e Skraparit po votojnë/ Spaho: Proces garanton fitoren më 25 prill

10:00, 28/09/2020
A+ Aa A-

Edmond Spaho, nënkryetari i PD-së, i cili po ndjek votimin e anëtarësisë së PD-së në Skrapar, theksoi se ky proces do të garantojë fitoren e zgjedhjeve më 25 prill.

“Demokratët e Degës së PD-së në Skrapar po votojnë sipas parimit “një anëtar - një votë” për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, që do të konkurrojnë për Kuvendin e Shqipërisë, pushtetin vendor dhe funksione të tjera të rëndësishme.

Ky proces, i cili zhvillohet për herë të parë nga një parti politike në Shqipëri, i kalon anëtarësisë së Partisë, pushtetin vendimarrës për përzgjedhjen e kandidaturave.

Procesi, jo vetëm që do të rrisë cilësinë e të zgjedhurve që do të konkurojnë për PD-në, por do të garantojë fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit si dhe qeverisjen nga PD-ja në interes të qytetarëve".

Procesi i votimit nisi në qarkun e Kukësit, ndërsa qarku i fundit ku do të votohet do të jetë ai i Tiranës më 10 tetor.

Pas mbylljes së procesit të votimit nga anëtarësia, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve do të mblidhet sërish për të vlerësuar kandidatët mbi kriterin e performancës politike dhe maksimalizimin e votës. Vendimi përfundimtar i Komisionit do t’i shkojë për miratim Kryesisë së PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco