Sondazhet e nxjerrin blozë/ Rama mbledh shtabin: Punoni më shumë

Sondazhet e nxjerrin blozë/ Rama mbledh shtabin: Punoni më shumë

09:43, 28/09/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me shtabet elektorale dhe drejtuesit politik në qarqe. Takimi u zhvillua që në orët e para të mëngjesit.

Takimi vjen vetëm pak ditë para se Kodi Zgjedhor të shkojë në Kuvend për miratim.

Mësohet se Rama ka dhënë porosi sa i përket punës që duhet të vazhdojë për fushatën elektrale për të mbështetur PS në zgjedhjet e 25 prillit. Po ashtu Rama ka kërkuar një punë më të vazhdueshme dhe intensive.

Takimi vjen në kohën kur sondazhet e tregojnë mazhorancën në nivele të ulëta. Kjo reflektohet edhe në takimet e shpeshta të Ramës me drejtuesit e fushatës.

Ndërkohë një ditë më parë Opozita e Bashkuar ka dërguar në Këshillin Politik draftin për hapjen 100% të listave. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco