Lufta mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, Rama: Kthehuni menjëherë në armëpushim

Lufta mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, Rama: Kthehuni menjëherë në armëpushim

21:23, 27/09/2020
A+ Aa A-

Nën cilësinë e kryetarit të OSBE-së, Edi Rama ka reaguar, pas luftimeve, të rinisura mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të OSBE-së, Rama bëri thirrje për urgjencë de-përshkallëzimi të situatës mes palëve të përfshira në konflikt dhe kërkon kthimin në normalitet.

'Unë i nxis të gjithë të përfshirët të kthehen menjëherë në armëpushim para se numri i njerëzve i këtij konflikti të rritet më tej,' tha Rama.

Gjithashtu Rama vuri në dukje se Bashkëkryetarët e Grupit Minsk të OSBE-së dhe Përfaqësuesi Personal i Kryesuesit të Përgjithshëm, Ambasadori Andrzej Kasprzyk, kanë qenë në kontakt të ngushtë me palët.

Rama mbështet plotësisht përpjekjet për të stabilizuar situatën në terren dhe përsëriti se nuk ka asnjë alternativë për një zgjidhje paqësore të negociuar të konfliktit.

Ai nënvizoi mbështetjen e tij për përpjekjet e bashkë-kryetarëve për të rifilluar negociatat thelbësore pa parakushte, sa më shpejt të jetë e mundur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco