Luçiano Boçi për Syri Tv: Masat anti-Covid, vetëm në letër! Mësuesit i përballojnë vetë kostot

Luçiano Boçi për Syri Tv: Masat anti-Covid, vetëm në letër! Mësuesit i përballojnë vetë kostot

18:07, 27/09/2020
A+ Aa A-

I ftuar në studiot e SyriTv me moderatorin Bledi Marku, ish-deputeti I PD-së Luçiano Boçi, ka folur për situatën e COVID-19 brenda shkollave dhe masat e mara nga qeveria për parandalimin e përhapjes së virusit.

Një nga pikat kryesore në këtë situatë është edhe kosto e masave anti-Covid në buxhetin e arsimtarëve, të cilët duhet të përballojnë vetë këto shpenzime.

‘Mësuesit përdorin maskat gjatë gjithë kohës, ku si pasojë është një kosto për tu përballuar nga rroga e tij. Shkon nga 5 mije lekë të vjetëra në ditë, deri në 100 mijë lekë në muaj. Pra kjo është një godtitje për buxhetin e mesuesve’ është shprehur Boçi.

Gjithashtu Boçi sqaron se jo vetëm maskat por edhe pagesat e transportit gjithashtu mungojnë.

‘Jo vetëm masa anti-Covid mungojnë nga ana e qeverisë, por edhe ajo e transportit të mësuesve apo pagesat e tjera që duhet të kryen nga qeveria për sektorin e arsimit’.

I pyetur nga moderatori Bledi Marku në lidhje me hapjen e universiteteve, se si do ndikojë në rritjen ë rasteve të reja me Covid, Boci shprehet se deri diku universitetet janë hapur, por kanë një lehtësim në radhët e studentëve pasi janë më adult dhe të përgjegjshëm në zbatimin e masave.

‘Zbatimi I masave është më i lehtë në auditore. Universitet nuk kanë zbatimin e duhur të masave anti-Covid si vendet evropiane, por ato janë lënë vetëm nga shteti pasi as ministrja e re nuk ka folur akoma’, ka thënë Boçi.

Lidhur me zgjedhjet brenda partisë, Boci u shpreh se pjesmarrja, procesi dhe rezultati tregojnë se PD është gati për fitore.

‘Atmosfera është inkurajuese, ku fazat e realizuara deri tani, tregojnë se antarësia ndiehet e vlerësuar. Ky process është gjetja e duhur, për të treguar sesi funksionon nga baza lartë dhe jo e kundërta. Gjithë forcat politike duhet të kalojnë në një parti me kohezion të brendshëm dhe të ketë diskutime mes tyre, për të vendosur për më të mirën e shoqërisë’, tha ish deputeti.

Boçi ka bërë thirrje edhe për partitë e tjera të bëjnë të njëjtën gjë, pasi do ndikojë në mirëqënien e shoqërisë.

‘Këto primare janë elemnt I demokratizimit jo vetëm të në partie por të një shoqërie’ ka përfudnuar Boçi.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco