Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, shërohet nga koronavirusi

Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, shërohet nga koronavirusi

16:50, 27/09/2020
A+ Aa A-

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka njoftuar sot se sapo ka përfunduar karantinën 2 javore, pasi kishte rezultuar pozitiv në koronavirus Covid-19.

Ka qenë vetë Këlliçi ai që e ka njoftuar këtë gjë, me një postim në faqen e tij në Facebook.

Reagimi i plotë i Belind Këlliçit:

Karantina 2 javore mori fund!

Ju falënderoj të gjithëve që më qëndruat pranë dhe më uruat shërim të shpejtë. Kjo periudhë karantine shërbeu për mua si një reflektim për sfidat që na presin.

Ju uroj një të Diel të mbarë, pranë të dashurve tuaj. Mos harroni! Bëni kujdes, ruani distancën sociale, lani duart sa më shpesh dhe përdorni masivisht maskat mbrojtëse!

Belindi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco