Lista me emra/ Demokratët e Gjirokastrës sot votojnë kandidatët e tyre

Lista me emra/ Demokratët e Gjirokastrës sot votojnë kandidatët e tyre

11:18, 27/09/2020
A+ Aa A-

Demokratët e qarkut të Gjirokastrës votojnë ditën e sotme (e diel 27 shtator) për të zgjedhur kandidatët për deputete të Partisë Demokratike , që do të rreshtohen përballë socialistëve në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Të drejtë vote në qarkun e Gjirokastrës kanë 2860 demokratë për të zgjedhur 27 kandidatët që janë në listë. Konkretisht votat janë të ndara:

Në Gjirokastër  950 persona me të drejtë vote

Në Tepelenë 470 persona me të drejtë vote

Në Memaliaj 500 persona me të drejtë vote    

Në Përmet 510 persona me të drejtë vote

Në Këlcyrë 430 persona me të drejtë vote.

Në  monitorimin e procesit të votimit në qarkun e Gjirokastrës ka vajtur edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Demokratët e Qarkut të Gjirokastrës votojnë për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Në garë janë 27 emra për të cilët, sipas degës ku kandidojnë, demokratët kanë të drejtë të votojnë listën në bllok ose të kontestojnë një emër.

Dega Gjirokastër

1.ADIL XHELILI

2.ALIJE KOKALARI

3.ALTIN ÇOMO

4.ANTONELA LENA

5.BEQIR GJIKA

6.BESNIK ALIAJ

7.ENTELA SHEHAJ (FICO)

8.NIKOLLA ZHULLA

9.ROLAND BEJKO

10.SHEMSHO LAMAJ

11.TRITAN SHEHU

Dega Këlcyrë dhe dega Përmet

1.ARJAN KASAJ (Këlcyrë)

2.ELDA XHUNGA (Këlcyrë)

3.GERDJAN XHANARI (Këlcyrë)

4.JOANA QIROLLARI (Përmet)

5.KASTRIOT SULKA (Përmet)

6.NIKO SHUPULI (Përmet)

Dega Memaliaj

1.ARSOLA MUZHA

2.BUJAR SKËNDO

3.BUKUROSH AJDINI

4.FATMIR ZEKA

5.HATIXHE QENDRAI

Dega Tepelenë

1.GRAMOZ QENDRO

2.KRISTINA BARDHI

3.MEHMET VEIZI

4.MYZAFER ELEZI

5.SOKOL GUGA

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e konfirmuar i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit në fazën e tretë. Anëtarët e komisionit votojnë bazuar, kryesisht, në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, lista me kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarrje finale Kryesisë së Partisë Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco