Tabaku: Shqipëria në azilkërkim - 'peshqeshi' që u la shqiptarëve, Rama

Tabaku: Shqipëria në azilkërkim - 'peshqeshi' që u la shqiptarëve, Rama

09:43, 27/09/2020
A+ Aa A-

"Shqipëria në azilkërkim. Ky është peshqeshi që u la shqiptarëve qeverisja e Ramës në këto 7 vite". - Me këtë deklaratë ka dalë sot, ish-deputetja Jorida Tabaku. Sipas Tabakut, "faktet janë kokëforta dhe nuk i zbeh dot asnjë formë e propagandës bajate të Rilindjes : 219 000 të larguar!

Mesatarisht 31307 shqiptarë në vit janë larguar nga vendi që nga dita kur Rama ka nisur të flasë dhe të aplikojë vizionin shterpë mbi ekonominë dhe politikën.

1 në 3 të larguar janë të rinj. Të dështuar në gjithçka, veç dëshirës për të gënjyer. Të vjetër dhe pa vizion.

Shqipëria në Punë dhe shqiptarët në shtëpinë e tyre të madhe Shqipëri. Ky është vizioni ynë, dhe për këtë do të punojmë çdo ditë me seriozitet dhe përkushtim," ka theksuar Tabaku në përfundim.


Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco