VIDEO/ Pampuri: Familja Shota, stuhinë e kaloi në çadër. Mesazhi për Ahmetaj-n: Jemi në mëshirë të Zotit!

VIDEO/ Pampuri: Familja Shota, stuhinë e kaloi në çadër. Mesazhi për Ahmetaj-n: Jemi në mëshirë të Zotit!

20:00, 26/09/2020
A+ Aa A-

Ish-deputetja demokrate ka publikuar rastin e familjes Shota në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës, që për shkak të shembjes së shtëpisë nga tërmeti i 26 nëntorit, stuhinë e mbrëmshme i është dashur ta ta kalojë në çadër.

Ndërkohë që kjo familje i ka çuar edhe një mesazh ministrit Ahmetaj: ‘Ne nuk jemi lopë, nuk jemi bagëti. Jemi në mëshirë të Zotit!’

"Gjithë natën zgjuar, pothuajse jashtë në gjithë atë shi". Drama e familjes Shota në fshatin Bilaj të Krujës që stuhinë e mbrëmshme e ka kaluar në çadër. Dave Shota mesazh ministrit Ahmetaj:  Ne nuk jemi lopë, nuk jemi bagëti. Jemi në mëshirë të Zotit!

Familja Shota nga fshati Bilaj i Fushë Krujës, natën e mbrëmshme e ka kaluar në qiell të hapur. Ata jetojnë prej 10 muajsh në çadër pasi shtëpia e tyre u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shiu i rrëmbyer që ra gjatë natës dhe sot gjatë gjithë ditës, ka përmbytur pothuajse krejt çadrën e tyre që është e vetmja strehë që kanë. Andon dhe Dave Shota janë të lodhur nga nata e gjatë dhe nuk e fshehin zhgënjimin me shtetin. Në çadrën e tyre ishte ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri e cila pa nga afër dhe përjetoi dramën e kësaj familje.

Andon Shota: Jam Andon Shota nga fshati Bilaj, komuna Bubq. Jetoj në cadër në shi, bile të thuash edhe jashtë krejt. Jashtë. Shifi thaset këtu. Unë i kam vënë që të mos me hyje uji brenda. Ministri mos të merret me fjalë të kota. Ke kjo shtëpi, jane barake, uji futet 1 metër brenda në shtëpi brenda.

Dave Shota:  O zonjë unë nuk iki prej këtu. Unë këtu kam tokën,  Kam gjënë e gjallë, ne me këto jetojmë, s'kemi as pension asgjë në botë

Orjola Pampuri: Si e kaluat natën mbrëmë?

Andon Shota: Natë s'ka.

Dave Shota : Sytë gjithë natën hap, gjithë natën zgjuar.

Andon Shota: Zgjuar!

Dave Shota: Gjithë natën kena ndejt zgjuar. 10 muaj sot. A jemi 26 sot? 10 muaj sot që jam brenda. Edhe lopën me e mbajt tash kishte cofë. Edhe lopën jam mundu me izolu nuk ëëë... s'ka asnjë shpresë.

Andon Shota: Unë nuk shkoj as në Bubq as në Fushë Krujë.

Oriola Pampuri : Domethënë bonusi i qerasë që ju kanë ofruar për ju nuk vlen spese ju nuk keni se si shpërnguleni nga këtu atje?

Andon Shota: Jo nuk mund të më vlejë. Për mua ai nuk vlen....

Oriola Pampuri: Sepse ju nuk keni si të shpërnguleni nga këtu  atje.

Andon Shota:  Jo, nuk mund të shkoj! Për mua nuk del!

Oriola Pampuri: Se nuk keni me cfarë të jetoni po të shërnguleni. Ju këtu keni bagëtinë, keni  tokën, keni gjithçka.

Andon Shota: Jo, nuk ikim ne, asnjëherë në botë jo.

Dave Shota: I drejtohem direkt Ministrit të Rindërtimit. Mos u merr me fjalë të kota, mos u merr me parti, se populli nuk ka parti, se populli është rob, nuk është tas. Ne nuk jemi lopë, nuk jemi bagëti. A kupton ai ministër kush jemi ne? Kush është ai ministri, Arben Ahmetaj? Të vijë e të më ndihmojë të bëj shtëpinë në oborrin tim, se s’kam për të shkuar në Bubq unë. Ne na ka bllokuar çadra komplet, komplet, komplet. Jemi… nuk .. në mëshirë të Zotit edhe të Allahut lart.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco