Lajmi i fundit

Investigimi i RAI-t/ Reagon parlamenti italian: Telefonata e Ramës, ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias

VIDEO/ Shehaj: ‘Rama e ka futur vendin në qorrsokak të rrezikshëm, koha për të ndryshuar’

VIDEO/ Shehaj: ‘Rama e ka futur vendin në qorrsokak të rrezikshëm, koha për të ndryshuar’

19:26, 26/09/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj bën fajtor kryeministrin Rama për largimin e të rinjve nga Shqipëria.

Në një status në Facebook, Shehaj thotë se qeveria zhvat dhe nuk ofron asgjë për njerëzit, ndërsa Rama e ka futur vendin në një qorrsokak të rrezikshëm.

Sipas tij ka ardhur koha për të ndryshuar, për të zgjedhur një fillim të ri.

“Shqipërisë çdo vit po i ikin djemtë dhe vajzat më të mirë sepse qeveria vetëm zhvat dhe nuk ofron asgjë më për njerëzit. Rama e ka futur vendin në një qorrsokak të rrezikshëm. Prandaj ne duhet patjetër të ndryshojmë kurs, të nisim një rrugëtim të ri, nje fillim të ri me besim tek një e ardhme më e mirë për të gjithë. Koha për të zgjedhur po afron”, shkruan Shehaj në Facebook.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco