Nga Kukësi në Tiranë/ Flamur Noka tregon pse la qytetin e tij për të kandiduar në kryeqytet

Nga Kukësi në Tiranë/ Flamur Noka tregon pse la qytetin e tij për të kandiduar në kryeqytet

18:22, 26/09/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD dhe ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka folur për lëvizjen më të fundit të tij, kandidimin në Tiranë duke lënë Kukësin.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në Neës24, Flamur Noka thotë se lëvizja e tij është bërë pas konsultimeve.

Sipas tij rrethanat e PD janë të tilla që ai duhet të kontribuojë më shumë në Tiranë, pasi kuksianët tashmë për të janë të motivuar edhe pa emrin e tij në listë.

Ai nuk e fsheh keqardhjen për moskandidimin në Kukësi por thotë qartazi se është punëtor i vjetër në PD dhe është besnik i partisë po aq dhe elektoratit.

“Unë jam një punëtor i vjetër partie. Jam rritur në atë parti, dhe përgjithësisht kam zbatuar një parim. Parimi është ky, forca ime politike që më ka rritur, unë do i përgjigjem ku të jetë.

Sigurisht që ndjej një keqardhje. Por kur rrethanat kërkojnë që duhet të japësh më shumë në një vend tjetër, duhet të shkosh.  U zgjodha për 3 mandate.

U ngelem besnik elektoratit, por po aq dhe PD. Jam rritur këtu, dhe si njeri i rritur në PD, kur bëhen diskutime për nevoja për kontribut.

Kjo është bërë në konsultë. Pasi sigurisht që unë siç e thashë kam qenë gjithnjë i hapur. Puna është ku mund të bëj më mirë. Kukësi ka qenë domosdoshmëri të isha unë në luftëtar në beteja për sa kohë kishte 4 mandate. Kuksianët nuk kanë më nevojë, ata janë të motivuar tashmë. I motivon më së shumti Rama. Sepse si ata apo si gjithë Shqipërinë të lënë pas dore, të përzënë.” u shpreh Flamur Noka.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Duam pronat tona26/09/2020 23:23

Nga e keqja do te votoje edhe kete qelbesire, nese Basha premton kthim dhe kompensim te drejte te prones

HP26/09/2020 19:27

Muli eshte katunar, nuk ka qene asnjehere qutetar i Kukesit, deputet liste Po.

Giu26/09/2020 19:13

Sepse kte k... nuk e duan me ne Kukes dhe po kandidoi ne Tirane pd humbet

Shto koment

Denonco