Meta: Blegtoria në rënie të lirë, miliarda shkojnë për koncesione të dyshimta

Meta: Blegtoria në rënie të lirë, miliarda shkojnë për koncesione të dyshimta

13:29, 26/09/2020
A+ Aa A-

Kreu i shtetit, Ilir Meta reagoi për situatën e blegtorisë në vend. Duke publikuar një grafikë, Meta shkruan se blegtoria është në rënie të lirë.

"Blegtoria, një nga sektorët më të rëndësishëm të bujqësisë shqiptare, për fat të keq, ashtu siç tregojnë dhe indikatorët e INSTAT, pas vitit 2017, po shkon drejt një rënie të lirë.

Braktisja e bujqësisë dhe blegtorisë po shpopullon zonat rurale dhe më të bukura të vendit, ndërkohë që miliarda euro jepen për koncesione të dyshimta dhe tendera “sekrete”.

Shqipëria është e fundit në rajon sa i takon mbështetjes së bujqësisë.

Kjo qasje duhet të ndryshojë një herë e përgjithmonë!" shkruan Meta.

 Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco