Berisha: ‘Nëse do isha kryeministër, çështja e detit me Greqinë s’do ekzistonte, Shqipëria nuk duhet të mbajë anë’

Berisha: ‘Nëse do isha kryeministër, çështja e detit me Greqinë s’do ekzistonte, Shqipëria nuk duhet të mbajë anë’

21:39, 25/09/2020
A+ Aa A-

Berisha: ‘Nëse do isha kryeministër, çështja e detit me Greqinë s’do ekzistonte, Shqipëria nuk duhet të mbajë anë’

Ish kryeministri Sali Berisha është i ftuar në “Zonë e Lirë” mbrëmjen e sotme, për të folur mbi ngjarjet e aktualitetit në vend dhe jo vetëm. “Afera e detit me Greqinë/ Me kë është Berisha?”, ka qenë pyetja e shtruar në emision për ish kryeministrin.

“Do zgjidhja Shqipërinë dhe interesat e saj. Natyrisht, fqinjët të respektuar, të nderuar, por Shqipëria është një vend i cili duhet të ndërtojë marrëdhënie miqësore me të dy këto vende… Kemi firmosur një marrëveshje në 2009 dhe i kam qëndruar gjithmonë asaj marrëveshje. Problemi është këtu, imagjinojmë se Shqipëria do anësojë kundër Greqisë apo kundër Turqisë, nuk duhet të imagjinohet. Shqipëria duhet të mbajë një qëndrim në interesin e saj kombëtar, Shqipëria uron që të zgjidhet konflikti nëpërmjet dialogut. Po të isha kryeministër unë, në mënyrë absolute çështja e detit në Shqipëri-Greqi nuk ekzistonte.

Dy qeveri greke njëra pas tjetrës, të dyja pranuan të shkojmë në Gjykatë. Erdhi Rama dhe tha ‘jo, s’kam punë me Gjykatat’. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen atëherë, isha kundër atij vendimi të Gjykatës. Asgjë nuk ka ndryshuar në raportin me detin në këndvështrimin tim. Këta pasi negociuan 2 vite, u detyruan t’i thonë palës greke se tani ne kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese… Greqia pranoi negociatat me Shqipërinë me 6 milje”, tha Berisha.

“As doktori, asnjë vend nuk mund ta detyrojë një vend tjetër se sa t’i shtrijë ujërat territoriale kur ato ujëra nuk të cënojnë ty. Nuk ka marrëveshje që e detyron një shtet tjetër që t’i mbajë ujërat territoriale në 6 milje”, tha Arjan Çuri. “Por nëse marrëveshja firmosej me 6 milje, marrëveshja përcaktonte kufirin. Është krejt ndryshe me Shqipërinë. Marrëveshja me Shqipërinë nëse finalizohej dhe mbetej në fuqi, Greqia do prishte marrëveshjen nëse kalonte me 12 milje… Që Shqipëria të bëhet shtojcë e politikë neo-otomane të presidentit të Turqisë, është në kundërshtim me interesin kombëtar të Shqipërisë. Jam përpjekur dhe do përpiqesha të kisha marrëdhënie më të mira me shtetet…”, tha Berisha.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber26/09/2020 06:48

Ju fute kot ceshtjes se detit dhe qeverisja e mire e PDse u nxi nga Levizja Bath (Rilindja) duke kapur ceshtjen e detit, 21 janarin e Ilir Metes dhe aksidentin e Gerdecit. Do pak reflektime Berisha.

Shto koment

Denonco