Mehmeti: Antishqiptaria në Maqedoni nuk është pjesë e rrugaçërisë, por çështje institucionale

Mehmeti: Antishqiptaria në Maqedoni nuk është pjesë e rrugaçërisë, por çështje institucionale

21:00, 25/09/2020
A+ Aa A-

Shkrimtari dhe analisti Kim Mehmeti, në programin Këndi i Kimit në SYRI TV, komentoi incidentin e ndodhur në Maqedoni, kur një grup tifozësh nisën të thërrasin: Vdekje shqiptarëve.

“Thirrjet antishqiptare shprehin ndjesinë antishqiptare të një pjese të popullsisë.

Nuk e di sa është ajo përqindje, por duhet që të kemi një mirëkuptim me emocionet e tyre. Ata ndjehen më të afërt me serbët, bullgarët, jo me ne. Edhe kur i shan serbi, na sulmojnë ne. Edhe kur i rreh bullgari, na shajnë ne shqiptarët.

Ndoshta kjo ndodh sepse ata nuk duan shtet të përbashkët me shqiptarët.

Antishqiptaria nuk është pjesë e rrugaçërisë, antishqiptaria ka qenë çështje institucionale. Enciklopedinë antishqiptare e miratoi Akademia e Shkencave, madje me paratë e shqiptarëve.

Antishqiptaria është shpërblyer. Dhe këtë e kanë arritur me mbulesën e partive shqiptare në Maqedoni,” tha Mehmeti.

Ndërsa duke folur për Kosovën, Mehmeti tha se atje pushtetarët po ua vrasin ëndrrën të rinjve.

“Kosova është shtet ku ta vrasin ëndrrën pa lindur. Kosova është një shtet ku vritet ëndrra rinore.

Shpresoj se Kosova do i rikthehet vrullit rinor, asaj energjie rinore, se Kosovën deri këtu ku është sot e ka sjellë vrulli dhe energjia rinore.

Pushtetarët duhet t’u kthejnë ëndrrën kosovarëve,” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leka 25/09/2020 22:04

Po aq antishqiptarë janë banda e ripjelljes së PS

Shto koment

Denonco