Bardhi: Demokratët janë gati të shpëtojnë vendin nga keqqeverisja e Ramës

Bardhi: Demokratët janë gati të shpëtojnë vendin nga keqqeverisja e Ramës

20:39, 25/09/2020
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka përgëzuar përmbylljen me sukses të procesit të votimit për kandidatët për deputetë në Qarkun e Kukësit.

Ai shkruan se tashmë demokratët po tregojnë se janë gati për të shpëtuar vendin nga keqqeverisja e Ramës.

‘Partia Demokratike nisi sot procesin e votimit nga anëtarësia të kandidatëve për deputetë, në degët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.

Entuziasmi dhe pjesëmarrja masive, tregon se demokratët janë gati për ndryshimin që po vjen, janë gati ta shpëtojnë vendin nga kriza e thellë ku ndodhet prej qeverisjes së korruptuar dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës.

Diferenca mes nesh po bëhet çdo ditë e më e qartë.

Teksa rilindja dhe Edi Rama vendosën në fund me hile të propozojnë mbylljen e listave, pra ku elitat e saj të ndjenjura e të zhytura në përfitime e të kapura nga krimi, të mbijetojnë sërish, demokratët e hapën procesin duke përfshirë gjithë anëtarësinë që në nisje të përzgjedhjes së kandidatëve.

Ne kemi një plan për qytetarët, për t’ua dhënë pushtetin atyre. Kjo duke nisur brenda familjes sonë. PD do të përfaqësohet me më të mirët, me kredenciale të larta e që kanë besimin e publikut.

Politikë dhe qeverisje pa lidhje me krimin, me personaliete me integritet. FITORE’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco