VIDEO/ Berisha: Ja si Lal Plehu gënjeu mbrëmë për dëmshpërblimin e familjes Rama

VIDEO/ Berisha: Ja si Lal Plehu gënjeu mbrëmë për dëmshpërblimin e familjes Rama

19:39, 25/09/2020
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Berisha, ka denoncuar mashtrimin publik të Veliajt mbrëmë në ‘Opinion’ ku me zë dhe figurë tha se familja Rama ka marrë dëmshpërblimin nga tërmeti. Ndërkohë që sot kjo familje ka reaguar duke thënë se nuk është e vërtetë, pasi janë paguar vetëm për dëmet e shtatorit dhe jo të nëntorit.

‘Lal Plehu mbrëmë në Opinion mashtroi Tiranën dhe Shqipërinë për Valbonën dhe familjen e saj.

Sot ata e përgënjeshtrojnë dhe i nxjerrin atij në pah pafytyrësinë.

Shikoni videon dhe lexoni përgënjeshtrimin e tyre. sb

Familja Rama përgënjeshtron deklaratat e Veliajt: Tentoi të na fusë në sherr si familje, ja e vërteta

Familja e Shpëtim Ramës është futur në konflikt pas deklaratës së kryebashkiakut Erjon Veliaj në lidhje me dëmshpërblimin nga tërmeti, ku Veliaj deklaroi se familja e ka tërhequr fondin por nuk e ka përdorur për të rikonstruktuar banesën.

Ai deklaroi se Valbona Rama I ka marë paratë, duke përgënjeshturar denoncimin, si dhe duke e akuzuar zonjën Rama se ajo gënjen.

Kjo deklaratë e bërë nga Veliaj ka mbjellë konflikt në familje, pasi ata nuk kanë marë asnjë qindarkë.

Nga investigimi, Veliaj ka publikuar një faturë të muajit nëntor të viti të shkuar për tërmëtin e maujit shtator 2019, jo I tëmrtit të 26 nëntorit që I detyroi të dilnin nga banesa.

Para kamerave të Syri Tv, kryefamiljari rrëfen sherrin që i ka shkatuar në familje kjo dekaratë, ku sipas tij djali e ka pyetur se mos vërtetë i ka marë ato para dhe Veliaj po thotë të vëtetën’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco