Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Zhupa në SYRI TV: Veliaj është mashtrues, po shpif ndaj grave

Zhupa në SYRI TV: Veliaj është mashtrues, po shpif ndaj grave

19:28, 25/09/2020
A+ Aa A-

Ina Zhupa, zëdhënëse e PD-së, ishte e ftuara e Juli Krisafit në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV.

Ajo komentoi akuzat që i bëri një ditë më parë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

“Erion Veliaj ka bërë modelin e politikanit të vjetër, duke akuzuar dy gra si mashtruese, mua dhe zonjën Valbona Rama. Valbona Rama e mbrojti veten. Nëse ajo do kishte marrë paratë, nuk do jetonte në atë shtëpi. Jo vetëm kaq, por ai ka nxitur konflikt në familje,” tha Zhupa.

Qytetarët e panë që Veliaj është mashtrues. Zoti Veliaj tha se unë jam dënuar në gjykatë për shpifje. Unë nuk kam asnjë gjyq për shpifje, le më të jem dënuar. E sfidoj Veliajn të tregojë se ku e ka gjetur këtë lajm. Ai shpifi ndaj familjes time duke thënë trafikantë, kontrabandistë. Unë i shpif dhe i përbuz. Unë jam pedagoge në një universitet dhe nuk kam asgjë për të fshehur dhe për të shpifur,” tha Zhupa.

Duke vazhduar me rastin e familjes Rama, banesa e të cilëve është dëmtuar nga tërmeti, por që nuk kanë marrë ndihmë, Zhupa tha: “Rasti Rama është një nga rastet që kam denoncuar. Unë kam denoncuar gjashtë raste, të gjitha gjenden në faqen zyrtare të PD. Janë me emër dhe mbiemër. Janë qytetarë që flasin dhe tregojnë se çfarë ka ndodhur. Ne do të vazhdojmë të denoncojmë”.

“Mendova ta akuzoj për shpifje, por do jetë kosto për taksapaguesit shqiptarë, se do jenë kafe me prokurorët, kafe me gjyqtarët. Por nëse vazhdon, patjetër do i vijë radha zotit Veliaj”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco