Paloka ironizon Ramën: Në mandatin e tretë, premton në letër aeroporte e porte për Vlorën…

Paloka ironizon Ramën: Në mandatin e tretë, premton në letër aeroporte e porte për Vlorën…

18:32, 25/09/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka ironizuar premtimet e Ramës për porte dhe aeroporte në Vlorë.

‘Prape me filma ky: në vitin e tetë të qeverisjes së tij të dështuar, Rama vazhdon me filma dhe projekte në letër. Sepse në realitet, terminalet, autostradat, portet, aeroportet që ai premtoi janë vetëm fjalë boshe dhe premtime të pambajtura.

Në realitet, sot shqiptarët janë më të varfër dhe të pasugurtë se më parë dhe çdo ditë Rama e thellon më shumë hendekun ku ka rënë vendi me qeverisjen e tij. Shqiptarët nuk duan më filma, ata kërkojnë dhe meritojnë ndryshim dhe një jetë më të mirë.’

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco