Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Braktisi Vlorën për të qenë pranë Dakos në Durrës/ Rama tallet me vlonjatët: Mos dëgjoni se çfarë thonë …

Braktisi Vlorën për të qenë pranë Dakos në Durrës/ Rama tallet me vlonjatët: Mos dëgjoni se çfarë thonë …

18:23, 25/09/2020
A+ Aa A-

Rama i braktisi vlonjatët duke zgjedhur Durrësin në këtë fushatë elektorale që e shikon në disavantazh të thellë me opozitën. Por sikur të mos mjaftonte kjo, sot nga Vlora, Rama ka vendosur edhe të tallet me vlonjatët, duke iu drejtuar me këshillën që duhet të mbyllin sytë dhe veshët dhe të mos dëgjojnë ça thotë bota se kur të plaket do vijë të jetojë në Vlorë.

 “Do jem në Vlorë edhe kur të mos jem kryeministër. Mos hapni llafe që s’do jem në Vlorë. Bëni kujdes se çfarë dëgjoni. Çfarë nuk dëgjohet sot në Shqipëri. Unë në Vlorë kam qenë edhe përpara se të bëhesha kryetar i PS, edhe kur u bëra dhe jam tani. Në Vlorë do jem edhe po të mos jem kryeministër, se do kem më pak angazhime. Në Vlorë kam qenë kur kam qenë. Më ikën mendja kur thonë dil shiko realitetin. Këta që më thonë mua kështu nuk do bëjnë dot në jetën e tyre aq metra sa kam bërë kilometra në Shqipëri. I kam rënë cep më cep sa e di nga rruga ku jam kur e di se nuk ka valë telefoni.

Kjo nuk është ndonjë zotësi por s’do kem nevojë të bëj shumë km por do bëj shumë metra në Vlorë që më ka lidhur fati, familja dhe dashuria për këtë bukuri të pazbuluar. Jemi këtu për ta zbuluar këtë bukuri që Vlorës ti dalë zëri gjithandej jo vetëm në shqip por në të gjitha gjuhët si vendi ku mund të shkosh dhe të shijosh bukuritë e natyrës dhe mikpritjen e vlerat e krijuara bashkë me njerëzit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari25/09/2020 18:49

ESHTE E VERTETE QE KY HAJVAN KA QENE NE VLORE EDHE PARA SE TE BEHEJ KRYEMINISTER. PO KA QENE! KA QENE I SHTRUAR 5 MUAJ TEK SPITALI PSIKIATRIK I VLORES! ATJE MENDON DHE BESON SE DO TE PERFUNDOJE PERSERI KUR TE RREZOHET NGA FRONI!!! NE SPITALIN PSIKIATRIK, POR KETE RADHE I BURGOSUR PERJETE!!!

Shto koment

Denonco