‘PD dhe LSI me koalicione të veçanta’/ Gjekmarkaj: Opozita e gatshme edhe me rregullat e Ramës

‘PD dhe LSI me koalicione të veçanta’/ Gjekmarkaj: Opozita e gatshme edhe me rregullat e Ramës

17:34, 25/09/2020
A+ Aa A-

Analisti Agron Gjekmarkaj ka propozuar që ‘Opozita e Bashkuar’ të futet në zgjedhje me koalicione të veçanta, ku sipas tij kjo mënyrë do maksimalizonte votat pasi PD ka histori tjetër, kurse LSI nga ana tjetër gëzon historinë e shumë socialistëve pasi është parti e dalë prej PS-së.

Në analizën e tij, Gjekmarkaj sqaron se sa i përke qeverisë së ardhshme, PD-LSI duhet ta bëjnë një pakt, ndoshta që tani në vjeshtë, që pas zgjedhjeve të 25 prillit në rast se fitojnë shumicën parlamentare do të qeverisin bashkë.

‘Në një ndeshje, palët bien dakord para për çdo rregull, por sipas tij ‘Opozita e Bashkuar’ është e përgatitur që të shkojë në finishin e 25 prillit edhe me rregullat e Ramës’, ka thënë Gjekmarkaj për sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

”Më 14 janar kur firmosën marrëveshjen për ngritjen e Këshillit Politik, lajmotivi ishte që gjithçka të vendosej me konsensus. Shënoi rikthimin e opozitës në institucione. Opozita pas një viti të nxehtë protestash dhe pas disa ftohtësive me ndërkombëtart, kishte nevojë t’ia rifitonte sipmatinë. Ka pasur një shpresë shtesë për t’i bidnur ndërkombëtarët, që kryeministri nuk i qëndron pakteve. Dhe koha tregoi që ai nuk u qëndron pakteve në sy të ndërkombëtarëve. 5 qershori u përshëndet nga Pompeo, nga BE, nga Bundestagu. Në një farë mënyre ata nuk e di nëse është fjala e duhur, u turpëruan dhe nuk nxorën fytyrën të mbronin produktin e tyre. E lanë opozitën në hakmarrjen e kryeministrit, si një person që e ka të vështirë të bëjë marrëveshje. Vështirësia e tij më e madhe është të ulet me kundërshtarin dhe të bëjë marrëveshje. S’ka vullnet. Hera e parë në 30 vite, që marrëveshjet zgjedhor prishet, dhe struktura zgjedhore është e njëanshme.

Kur palët luajnë një ndeshje palët bien dakord për rregullat, Rama i cakton vetë sipas dëshirës. Ai do i gjejë deri në fund votat, do e çojë deri në fund.

Synimi themelor është për të hequr koalicionet parazgjedhore. Listat janë më të mbyllura se kurrë. Iluzioni i listave të hapura duket tani për tani i mbyllura. Pra synim ka heqjen e koalicioneve.

Në 2017 kishim tjetër realitet. Atëhere deri në fund nuk dihej nëse LSI do bënte koalicion apo jo me Ramën. Ndërsa tani LSI me numër të rëndësishëm deputetësh është në opozitë. Po ashtu dhe PDIU është në opozitë. Pra opozita është forcuar në numra.

Besoj se do dalin dy partitë kryesore do dalin në koalicione, dhe do bëjnë pakt para zgjedhjeve. Pra duan një fitore ndaj Ramës.

Absolutisht po, qëllimi i Ramës është të përfitojë sa më tepër. S’ka më oferta. Atëhere, ai tenton të përçajë, të lëvizë dhe ta bëjë sa më komplekse, të bëjë rrëmujë për 25 qershorin.

Opozita e ka të nevojshme të dalë me koalicione që e maksimalizojnë votën. Tjetër histori ka PD, tjetër LSI që ka dalë nga PS dhe është e majtë, shihet me simpati nga shumë socialistë.

Më pas formulë bashkëqeverisje, dhe të firmoset para zgjedhjeve, ndoshta tani në vjeshtë. Por unë jam partizan i asaj që nuk i sjellin numrat fitores. Opozita duhet të krijojë ngjarje të vetat, jo të shkojë pas asaj të Ramës. Këshilli Politik është mbyllur, PD s’ka pse vijon më aty. Opozita pasi hoqi dorë nga rruga e forcës, është e përgatitur të shkojë në finish me rregullat e Ramës. Por të jetë e përgatitur për të maksimalizuar votat për të tentuar seriozisht të rrëzojë Ramën.”- tha Gjekmarkaj./ Balkanweb/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari25/09/2020 22:01

NE VITIN 2013, E KISHA PARASHIKUAR DHE E KISHA PARALAJMERUAR TEK TE GJITHE MIQTE DHE TE GJITHE TE NJOHURIT E MI, MADJE EDHE TEK DISA EKSPONENTE TE NJOHUR TE POLITIKES DHE TE QEVERISE SE ASAJ KOHE: NESE EDVIN KRISTAQ RAMA FITON DHE MERR PUSHTETIN, PER SHQIPERINE DHE SHQIPTARET, ATE DITE QE AI DO TE ULET NE KOLLTUKUN E KRYEMINISTRIT, DO TE FILLOJNE DITET E ZEZA. CDO DITE DO TE JETE ME E ZEZE SE E MEPARSHMJA! DHE JA KU JEMI SOT! NUK KA NEVOJE QE T'I NUMEROJE TE ZEZAT, SEPSE JANE TE PANUMERUESHME DHE NJERA ME E ZEZE SE TJETRA, POR NUK MUND TE GJEJE DOT ASNJE DITE GRI! NESE JETONI NE SHQIPERI, NUK KA NEVOJE T'JUA U THEM UNE SEPSE PO I HIQNI VETE MBI KURRIZ. POR E KAM ME ATA QE NUK JETOJNE NE SHQIPERI DHE E KUJTOJNE SE SHQIPERIA ESHTE VETEM SHESHI SKENDERBEJ. NESE, LARG QOFTE PERMBYSET BOTA, DHE EDVIN KRISTAQ RAMA E MBAN PERSERI PUSHTETIN, ATEHERE SHQIPERIA MERR FUND PERFUNDIMISHT SI SHTET DHE ATA PAK SHQIPTARE QE DO TE MBETEN KETU, DO TE ZVARRITEN RRUGEVE PA BREKE NE BYTHE E PA BUKE!!! MA BESONI KETE QE PO JU THEM SEPSE JETOJ NE SHQIPERI DHE JU DUA SHUME, SEPSE E DUA SHUME SHQIPERINE!! KUJDES KUR TE VOTONI O JU KOKETRASHE, O JU IDIOTE DHE JU O ANALFABETE QE GENJEHENI ME NJE THES ME MIELL, ME 5 KG SHEQER, 5 KILE ORIZ E MAKARONA DHE 5 LITRA VAJ! MOS NA MERRNI NE QAFE SIC NA KENI MARRE KETO 25 VJET!!! FATKEQESISHT NE VOTIMET E MEPARSHME KENI QENE SHUME O IDIOTE DHE NA KENI MUNDUR!!! KUJDES ME VOTEN TUAJ! MOS E SHISNI NDERIN, DINJITETIN DHE TE ARDHMEN E FEMIJEVE TUAJ PER PASURIMIN E MASKARENJVE DHE KRIMINELEVE! BANDEN KRIMINALE RILINDJA E PRET VETEM BURGU I PERJETSHEM! RILINDASIT ERDHEN NE PUSHTET PA BREKE NE BYTHE, SOT DUKE VJEDHUR E DUKE GRABITUR GJITHCKA PER 8 VITE SI MAKUTER GJAKPIRES DHE VAMPIRE TE PASHPIRT, JANE BERE MILIARDERE, ME NGA 10 APARTAMENTE DHE ME NGA 4-5 VILA NEPER SHQIPERI E NEPER BOTE, ME MILIONA EURO TE FSHEHURA NEPER BOTE! PO JU O SHQIPTARE SI PO JETONI??? SA LEKE KENI NEPER XHEPAT TUAJA! IMAGJINONI NESER ME RAMEN PERSERI NUK DO TE KENI JO VETEM ASNJE QINDARKE NEPER XHEPA, POR NUK DO TE KENI XHEPA FARE SEPSE DO TE JENI PA BREKE FARE!!! NUK BESOJ QE KA SHQIPTAR TE NDERSHEM DHE ME TRU NE KOKE QE TE VOTOJE PERSERI PER TE ZEZEN E VET!! RAMA DUHET TE IKE PATJETER!

Shto koment

Denonco