Deklaratat e PS kundër KP, Gjata: Rama e ka minuar Këshillin që ditën e parë

Deklaratat e PS kundër KP, Gjata: Rama e ka minuar Këshillin që ditën e parë

15:21, 25/09/2020
A+ Aa A-

Sekretari i Çështjeve Ligjore në PD, Çlirim Gjata është shprehur se Edi Rama po tallet me shqiptarët dhe ndërkombëtarët.

Pas deklaratës së Elisa Spiropalit, Gjata shkruan se Rama e ka minuar punën e Këshillit Politik që ditën e parë që është ngritur ai.

'Edi Rama nuk e ka dashur kurrë as Këshillin Politik, as reformën zgjedhore.

Me deklaratën se ‘Këshilli Politik e ka kryer funksionin’, zëdhënësja e tij, Elisa Spiropali, vetëm sa ka zbuluar talljen që Edi Rama bën me shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë.

Partnerët na kërkojnë të punojmë bashkë në Këshillin Politik për të siguruar një garë të ndershme zgjedhore, Edi Rama, përmes Elisa Spiropalit, flet për të kundërtën.

Kryeministri në ikje, i cili u detyrua të ulej me opozitën nën presionin ndërkombëtar, e ka minuar Këshillin Politik që nga dita e parë e punës.

Si një politikan që nuk u qendron marrëveshjeve, Edi Rama po tenton të marrë zvarrë dhe të mashtrojë sërish shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë. Makinacionet me heqjen e koalicioneve apo listat e mbyllura nuk kanë për të ndryshuar vullnetin për ndryshim të shqiptarëve’, shkruan Çlirim Gjata në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco