Yuri Kim prezanton një investim për udhëheqësit e ardhshëm të Shqipërisë

Yuri Kim prezanton një investim për udhëheqësit e ardhshëm të Shqipërisë

14:37, 25/09/2020
A+ Aa A-

"Kjo shkollë dhe qendër shëndetësore janë dhuratë e qytetarëve amerikanë për banorët e Sheqishtes dhe familjet e fëmijët e fshatrave dhe komuniteteve përreth.  Ato përfaqësojnë përkushtimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe janë një investim në udhëheqësit e ardhshëm të Shqipërisë", tha Ambasadorja amerikane Yuri Kim sot.

Zonja Kim mori pjesë në ceremoninë zyrtare të përfundimit të projektit për Ndihmë Humanitare në Sheqishte të Patosit, financuar nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara, njoftoi ambasada amerikane.

Projekti financoi rinovimin e kopshtit dhe qendrës shëndetësore, duke e shndërruar hapësirën në një ndërtesë dy-katëshe tërësisht funksionale, e cila ndihmon komunitetin të ketë arsim dhe kujdes shëndetësor më të mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shkreli - keshilltari mbjelljes se qimeve 25/09/2020 15:28

Shoqja Kimete do oriz, Pa lejen e Rames beri tatto ne kurriz !! Kur Edvin Mustafai e mori vesh Gollomesh pa fjale Kimetja u zhvesh. ?????...?????...?????

Shto koment

Denonco