Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

PD-ja, për herë të parë në pluralizëm, një parti i zgjedh kandidatët me votë

PD-ja, për herë të parë në pluralizëm, një parti i zgjedh kandidatët me votë

14:23, 25/09/2020
A+ Aa A-

Nga Edmond Spaho.

Sot në Degën e PD në Has filloi procesi i votimit të kandidatëve të Degës për poste të larta politike. Për herë të parë në historinë e pluralizmit në Shqipëri, një parti politike cakton kandidatët që do ta përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë, në pushtetin qendror dhe vendor nëpërmjet votës së anëtarësisë.

Partia Demokratike është e vendosur që përfaqësuesit e saj në çdo nivel të jenë produkt i vullnetit të qytetarëve dhe shembull i integriteti politik, shoqëror dhe profesional. Partia Demokratike nuk ka qënë dhe nuk do të jetë kurrë strehë e krimit dhe bandave, përfaqësuesve të oligarkëve, atyre që shpërdorojnë mundin, djersën dhe taksat e qytetarëve shqiptarë.

Në Has ka një interesim të madh të strukturave të PD dhe anëtarësisë për të marrë pjesë dhe votuar kandidatët që ata vetë kanë propozuar. Shkalla shumë e lartë e pjesëmarrjes është vlerësimi më i shkëlqyer që anëtarësia dhe qytetarët i bëjnë praktikës së re të PD për të zgjedhur përfaqësuesit e saj në çdo nivel përfaqësimi nëpërmjet parimit një anëtar një votë si dhe mbështetje e plotë e iniciativës së z. Basha për të hapur partinë dhe thelluar më tej demokracinë në të.

Një parti e hapur ku sundon demokracia është garanci për një qeverisje të mirë, ekonomi të zhvilluar, institucione të qëndrueshme, drejtësi për të gjithë dhe progres drejt BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco