'Nëse SPAK s'merr të pandehur Veliajn, Qëndron e Gjiknurin, ne të Unazës së Re do të ngremë çadra'

'Nëse SPAK s'merr të pandehur Veliajn, Qëndron e Gjiknurin, ne të Unazës së Re do të ngremë çadra'

13:50, 25/09/2020

Banorët e Unazës së Re, të mbështetur nga Partia Demokratike, vazhdojnë pa ndërprerje të paraqiten në seanca gjyqësore për të kërkuar të drejtën e tyre, kompensimin për pronat që po u rrëmbehen. Nga ana tjetër, gjykatat nuk zgjidhin çështjen e tyre bazë, por i detyrojnë të paraqiten secilin, çdo ditë, në seanca të ndryshme.

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, ishte sërish në krah të tyre sot dhe nga Gjykata Penale denoncoi: "Këtu ka me qindra e mijëra procedime penale dhe ka një prokurori të tërë që po merret vetëm me banorët e Unazës së Re. Ne kërkojmë që çështjet e Unazës së Re dhe për protestën e Unazës së Re, të bashkohen në një dhe të bëhet një gjyq i mirëfilltë. Nuk ka përse çdo ditë një banor i Unazës së Re të vijë këtu. Mesatarisht çdo ditë një prej tyre është këtu dhe presioni vazhdon. Tani më thoni si ka mundësi që ky shtet harxhon paratë publike në këtë mënyrë?!

Pas Balliu e mori fjalën më aktivisti  i banorëve, i arrestuari disa herë, ikona e këtyre protestave, Dorian Protoduari, i cili i lëshoi një paralajmërim të hapur SPAK-ut:

"Këta të SPAK-ut, nuk e di se çfarë janë duke bërë, pro kam bërë një kallëzim për Erion Veliajn dhe akoma nuk e kanë marrë përsipër, nuk më kanë kthyer përgjigje, - tha ai. - Kam bërë kallëzim penal për Erion Veliajn, për Afrim Qëndron, kam bërë kallëzim penal për Oligert Torbën, kamë bërë për Maznikun dhe askush nuk mban përgjegjësi dhe të kthejë një përgjigje.

Tani, neve po i bëjmë edhe njëherë thirrje. Ne kërkojmë drejtësi. Në Unazën e Re po bëhet korrupsion dhe siç e tha edhe me gojën e vet Erion Veliaj, do të bëhen pallate.

Ne këtë e kemi thënë që nga dita e parë e protestës. Për këtë gjë ne po bredhim burgjeve tani. Pse nuk shkon Erion Veliaj që ka mashtruar njerëzit, pas hekurave atje, po shkojnë banorët e Unazës së re?! Nëpër spitale dhe nëpër burgje kanë bredhur banorët e Unazës së re.

Dhe e fundit: në rast se këta zotërinjtë këtu, se është SPAK-u, nuk marrin të pandehur Erion Veliajn, Afrim Qëndron, Damian Gjiknurin, banorët e Unazës së Re do t’i kenë aty para me çadra të ngritur dhe do të strehohen aty!”/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco