EULEX bastis zyrat e veteranëve të UÇK-së, arrestohet shefi...

EULEX bastis zyrat e veteranëve të UÇK-së, arrestohet shefi...

12:59, 25/09/2020 Nga B.T
A+ Aa A-

Njësitet Speciale të EULEX-it  mesditën e së premtes ia kanë mësyer zyrave të veteranëve të UÇK-së në qendër të Prishtinës.

Kryetari i OVL- UÇK Hysni Gucati është arrestuar sot  nga njësia speciale e EULEX-it dhe me pranga në duar është nxjerrë nga zyra rreth orës 13.30.

Këtë e ka konfirmuar edhe Tomë Gashi, avokat i organizatës. Sipas, tij Gucati do transferohet ne Hagë.

Automjete, policë e zyrtarë të shumtë të EULEX-it apo të misionit për Sundimin e Ligjit  me armë të gjata e pajisje mbrotjëse kundër armëve e me disa pako kanë hyrë tek zyrat e OVL UÇK-së. 

Automjete të shumta të EULEX-it janë parë për rreth zyrave të OVL UÇK-së, në oborrin e zyrës së BE-së e cila gjindet pëball saj dhe për rreth godiave të institucioeve të Kosovës konkretisht kuvendit e qverisë.

Krahas tyre janë ftuar edhe policia e Kosovës e cila po kujdest për hyrjen tek zyrat e kësaj organizate, derisa brenda saj  me mjete mbrojtës kundë armëve shihen policia e EULEX-it.

Po ashtu në oborrin e Kuvendit të Kosovës shihen edhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës në gjendje gatishmërie.

Por deri tash zyrtarisht nuk ka ndonjë deklaratë rreth kësaj vizite nga ana e EULEX-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco