Shkarkimi i Donika Prelës/ Reagon Salianji: E përdorën dhe e flakën

Shkarkimi i Donika Prelës/ Reagon Salianji: E përdorën dhe e flakën

12:55, 25/09/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me shkarkimin nga detyra të prokurores Donika Prela, ish-drejtuese e Krimeve të Rënda.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Salianji thekson se Prelën e flakën si shumë të përdorur.

“Shpëtoi kriminelë dhe trafikantë, e përdorën për të shpëtuar llumin dhe sulmuan opozitën, duke i shërbyer llumit u bë aq pis sa tani nuk i duhej as dreqit!”, tha Salianji.

REAGIMI I SALIANJIT

Prelën e flakën si shumë të përdorur!

Çdo prokuror apo gjyqtar pa integritet profesional dhe me probleme të theksuara me ligjin dhe shperdorimin e detyrës duke akumuluar pasuri të paligjshme, është përdorur rëndshëm nga qeveria për të mbrojtur korrupsionin galopant, për të shpëtuar nga ndeshkimi politikanë dhe kriminelë që i shërbejnë qeverisë!

Shpëtoi kriminelë dhe trafikantë, e përdorën për të shpëtuar llumin dhe sulmuan opozitën, duke i shërbyer llumit u bë aq pis sa tani nuk i duhej as dreqit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shkodrani i varfer25/09/2020 13:13

O Sali-nni, shko e ban njat burg more burre, e mandej merru me keta te tjeret....

Shto koment

Denonco