VIDEO/ Rama tha 'nuk ka asnjë rrezik', Berisha publikon dëshmitë rrëqethëse pas tërmetit

VIDEO/ Rama tha 'nuk ka asnjë rrezik', Berisha publikon dëshmitë rrëqethëse pas tërmetit

10:41, 25/09/2020
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një video me dëshmi të rënda, ku flasin vetë të mbijetuarit nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit 2019, e cila provon qartë se të dashurit që ata humbën, në të vërtetë u vranë nga shteti i tyre.

Në këtë video, të mbijetuarit tregojnë se si atyre iu thanë se godinat ku banonin ishin të banueshme pas tërmetit të mëparshëm të 21 shtatorit 2019 dhe se ai u kishte dëmtuar “vetëm suvatë”! I pari dhe më bindësi për kthimin e tyre në banesa, sepse ato ishin ende të sigurta, ka qenë vetë Kryeministri Edi Rama, që shfaqet duke folur në vazhdim.

Ndaj, ish-Kryeministri Sali Berisha ka ngritur gishtin e akuzës:

“Një video rrëqethëse e ish-deputetit Hasa, që flet më shumë se gjithçka për vrasjen shtetërore të 24 burrave, grave, fëmijëve, deri sot e pahetuar. Ju sugjeroj që ta shikoni dhe shpërndani sipas dëshirës,” ka nënvizuar ai.

Pas tërmetit të 21 shtatorit 2019, banorët e Thumanës u braktisën.

Të mbijetuarit flasin:

- I shihnim, bënin filmime dhe largoheshin: “Do biem përgjigje...”
- Nuk na u prezantua dikush që ky është inxhinieri...
- I fusin një harresë...
- "Do biem përgjigje, do biem përgjigje….”

Image

Zonja e moshuar: Ikën, “nuk ka problem” e s’u mor kush më me atë punë.

Image

Rama: Kështu që atyre që nuk kanë parë ende ekspertë rreth e rrotull, ju lutem të bëjnë durim. Nuk ka asnjë rrezik, nuk ka asnjë rrezik momental.

Image

I moshuar i mbijetuar: Kemi pyetur “ a të hyjmë, a të dalim?” Nuk themi "as se hyni, as se dilni!"

Image

Zonja në spital: Veç i panë mbrapa. Mbrapa thanë "hyni, nuk ka asnjë problem"!

Image

Rama: Rezulton se plasaritjet e dukshme janë sipërfaqësore, nuk ka prekje të strukturave.

Image

I mbijetuari: Thanë që janë të banueshme. Ok, u futëm. Thanë që nuk ka problem, pjesë e suvatimit. Çdo natë që shkonim në shtëpi, shihnim murin, nuk flinim as gjumë…

Image

Zv.Kryeministri Erion Braçe: Kryetari i bashkisë së Krujës bashkë me administratën kanë lajmëruar secilin prej banorëve që të largohen.

Image

E mbijetuara: Pse vdiqën ata?! Pse nuk u tregua e vërteta, e drejta që duhet të thoshin “nuk është e banueshme” e të dilnim jashtë të gjithë?!

Image

Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi: Janë inspektuar dhe nuk ka pasur dëmtime përveç suvasë. Është parë struktura e pallatit dhe nuk ka asnjë lloj dëmi. Ka pasur në suvatime.

Image

Edi Rama: Në fund të ditës, ajo që kanë nevojë njerëzit të dëgjojnë sot është sa e sigurt është godina, sa e sigurt është shtëpia ku ata vënë në gjumë fëmijët e tyre.

Image

E VERTETA  

24 jetët nuk humbën nga tërmeti, por nga papërgjegjshmëria e pushtetit!

Image

Me këtë konkluzion, e përfundon mesazhin e tij me video, ish-Kryeminsitri Sali Berisha./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku25/09/2020 15:11

Ne jemi një popull komplet kokë loqe, do ta shihni që më 25 Prill do ja japim po këtyre përbindëshave edhe timonin, edhe tepsinë, edhe bukën e gojlës, edhe jetën dhe ardhmëninë e shkërdhyer rë fëmijëve tanë, edhe bythën po e deshën ata ja japim, e përse, për inat të komshiut që është bythgrisur edhe ai si gjithë ne të tjerët, por nuk është "socialist". I dhjefsha socializmin atyre që nuk kanë as idenë më të vogël se çfarë kuptimi ka kjo fjalë gënjeshtare, domethënë shqiptarëve.

Shto koment

Denonco