Rakipi: Nëse numërohen votat, qeverisja e Ramës ka mbaruar

Rakipi: Nëse numërohen votat, qeverisja e Ramës ka mbaruar

20:52, 24/09/2020
A+ Aa A-

Analisti Ylli Rakipi, i ftuar në Çim Peka LIVE, tha se nëse numërohen votat, Edi Rama nuk merr një mandat të tretë.

Por ai tha se votat në Shqipëri nuk janë numëruar.

“Mazhorancat këto 30 vite nuk i ka rrëzuar opozita, ato janë vetërrëzuar.

Për 30 vite në Shqipëri, sidomos në vitet e para vota është rrëmbyer, kurse në dhjetëvjeçarin është blerë në mënyrë masive.

Në këtë pikëpamje, unë mund të marrë jo tre, por katër, pesë, gjashtë mandate.

Por nëse numërohen votat, qeverisja e zotit Rama, më së shumti ka mbaruar,” tha Rakipi.

Sipas tij, klasa politike është oligarkia e vërtetë.

“Kjo lloj demokracie nuk është aspak funksionale dhe të pasurit janë politikanët. Pra, në thelb, të pasurit janë këta vetë,” tha Rakipi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco