‘Ju bëri zbor një plak, jo një kriminel’/ Ish-ministri akuza policisë: E turpshme për shtetin

‘Ju bëri zbor një plak, jo një kriminel’/ Ish-ministri akuza policisë: E turpshme për shtetin

20:18, 24/09/2020
A+ Aa A-

Lidhur me aksionin prej pesë orësh nga policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Forcat RENEA, ku u bë i mundur neutralizimi i 71-vjeçarit, Lefter Zhidru, duke u ekzekutuar, ka reaguar edhe ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka.

Në një postim në facebook, Noka e ka quajtur të turpshëm për shtetin këtë aksion, pasi sipas tij tregon se ne kemi një shtet qesharak, që “mund t’i bëjë zbor edhe një 71-vjeçar”.

“Nje polici e tere gjithe diten ne Elbasan  e dorezuar perballe jo nje krimineli , por nje plaku ..Nje polici e paafte ta arrestoje”, shkruan Noka.

Postimi i plotë i Flamur Nokës:

E turpshme per shtetin. Neveri per pushtetin. Kjo ngjarje tregon se kemi nje shtet qesharak. Ju beri  zbor nje plak 71 vjecar...dhe e vrane.  Jo nje kriminel por nje plak me neuroze ....Nje polici e tere gjithe diten ne Elbasan  e dorezuar perballe jo nje krimineli , por nje plaku ..Nje polici e paafte ta arrestoje . Imagjinoni kete pushtet kete polici te Llesh Kimikut  ne beteje me krimin ... Turp. 25 Prilli eshte zgjidhja ., eshte shpetimi per shqiptaret

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

im Pikmuti27/09/2020 17:16

Policet e tu o ka..I lales. Kur ben si I zgjuar edhe ky , me mire me ta hyp breshka

Shto koment

Denonco