Agron Duka për SYRI TV: Po na mohohet e drejta për të kandiduar

Agron Duka për SYRI TV: Po na mohohet e drejta për të kandiduar

19:36, 24/09/2020
A+ Aa A-

Kreu i PAA, Agron Duka ishte i ftuari i Juli Krisafit në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV. Ai tha se me propozimet që bën mazhoranca e Edi Ramës, po ngushtohet hapësira për kandidim.

“Vetëm një listë do të thotë sikur është në garë një parti. Po na mohohet e drejta për të kandiduar. Sido që të negociojmë, është e pamundur që të kënaqen të gjithë aleatët,” tha Duka.

I pyetur nëse ai ka pakënaqësi, Duka tha se nëse do të kishte, do ishte larguar.

“Nuk kam rendur drejt pushtetit. Por situata është bërë nervoze në skakierën politike. Ne bëhemi gati për fushatë, lëvizim nëpër zona, madje pëcaktojmë edhe kandidatët dhe sot na del një kod i ri. Akoma më keq, listat e mbyllura po na shiten si të hapura,” tha Duka.

Ai u shpreh se nuk beson se mazhoranca do i votojë ndryshimet, pasi do bënte harakiri.

I pyetur nëse do dalë vetë me një listë në zgjedhje, ai tha: “Do shohim interesat e opozitës, pa prishur interesat e partisë. Gjetja e një ekuilibri nuk është e thjeshtë, të marrësh një vendim të thjeshtë nuk është e thjeshtë. Ne do konsultohemi me opozitën, ndoshta mund të bëjmë një sondazh për të parë se çfarë maksimizon votat”.

“PAA përfaqëson një shtresë të caktuar. Marrim vota edhe majtas dhe djathtas. Dëshira ime është të vazhdojmë me koalicionin opozitar. Gjithçka mund të ndodhë”.

“Për koalicionet nuk ka marrëveshje mes Ramës dhe Bashës, pasi Basha dëmtohet nga kjo. Nuk kemi punë ne me u marrë me draftin, sepse ne jemi për koalicionet klasike. Prandaj nuk merremi me pragun dhe fare me draftin,” tha Duka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco