Kërcënohet nga Veliaj/ Zhupa për denoncimin e Valbona Ramës: U rrëzoi propagandën, i ngatërruat burrin

Kërcënohet nga Veliaj/ Zhupa për denoncimin e Valbona Ramës: U rrëzoi propagandën, i ngatërruat burrin

17:38, 24/09/2020
A+ Aa A-

Një tjetër skandal është denoncuar nga zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, ku sipas saj, Bashkia e Tiranës I ka ngaërruar emrin e burrit të një qytetareje e cila ka denocuar në lidhje me shtëpinë e pabanueshme si pasojë e tërmetit.

‘Kur i rrëzohet propaganda çdo ditë nga dëshmitë e qytetarëve, Bashkia Tiranë mundohet njëherë të kërcënojnë qytetarin në zyrat e bashkisë, njëherë tjetër si këtë rradhë nga nxitimi për të fshehur faktet ngatërruan njerëzit’, ka shkruar Zhupa në një Facebook.  

Postim i plotë i Ina Zhupës:

Bashkia e fjaskove!

Kur i rrëzohet propaganda çdo ditë nga dëshmitë e qytetarëve, Bashkia Tiranë mundohet njëherë të kërcënojnë qytetarin në zyrat e bashkisë, njëherë tjetër si këtë rradhë nga nxitimi për të fshehur faktet ngatërruan njerëzit!

Kthejnë përgjigje për një familje tjetër, ndërkohë familja e Valbona Ramës, që burri nuk i quhet Shpëtim o të paaftët që ju ka zënë mendjen pushteti, nuk ka marr asgjë dhe vazhdon jeton në shtëpi të pabanueshme. Por e vertëta është vetëm një dhe nuk e fsheh dot kalemi bashkisë. Duhet të kishit nxituar të ndihmonit Valbonën dhe familjen e saj dhe jo të nxitonit për të sajuar! Ata na u drejtuan për ndihmë ndërkohë që ju nuk i dëgjoni, nuk i takoni, nuk i ndihmoni edhe tani edhe i ngatërroni.

Sa për shpifje, keni mjeshtrin në krye të bashkisë! Sjam dhe as kam qënë ndonjëherë në ndonjë proces shpifjeje dhe jo më të jem dënuar sic do donte fantazia juaj. Ja pra që edhe me këtë dolët fjasko si gjithmonë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco