Mesila Doda në Syri Tv: Momenti të votohet e mira kundrejt së keqes

Mesila Doda në Syri Tv: Momenti të votohet e mira kundrejt së keqes

16:57, 24/09/2020
A+ Aa A-

E ftuar në studiot e SyriTv me moderatoren Armela Ferko, Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së Mesila Doda u shpreh se këto ndryshime kanë për synim zhbërjen e koalicioneve në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.

‘Ky është momenti që njerëzit të ndahen nga e keqja’ u shpreh Doda, duke theksuar se në këto zgjedhje do votohet e mira kundrejt të keqes, pavarësisht përpjekjeve nga ana e kryeministrit Rama.

Lidhur me pyetjen e gazetares Ferko se a është e unifikuar opozita e bashkuar, Doda u shpreh se:

‘Përtej diversionit të nevojshëm të Ramës, opozita është e bashkuar, pasi njerëzit janë në këmbë për të larguar këtë të keqe. Duhen haruar problemet personale për këtë mision dhe ti japim fryme ekonomisë së vendit’, u shpreh Doda.

Si do e reagoja opozita nëse Rama i voton në parlament ndryshimet kushtetuese?

‘Ky do ishte argument i fundit se me Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe do shkelej një prej kushteve të vendosura nga Bundestagu mbi integrimin e vendit. Për një njeri të vetëm nuk do digjet e ardhmja e këtij vendi, por jemi brenda një  moment të rrezikshëm ku po vihen në dyshim kufijtë e vendit, duke i premtuar detin grekëve. Misioni ynë është ti japim shqiptarëvë një vend normal. Një njeri I vetëm nuk mund të largojë gjithë shqiptarët. Kjo është koha që ky vend të reagojë dhe ti japë përgjigjen një njeriu të vetëm i cili ka marrë peng të ardhmen’ tha Doda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana24/09/2020 17:48

Harroi se ne 2013-en beri aleance me te keqen per te larguar te miren nga pushteti ...???!!!

Shto koment

Denonco