Meta: Opozita e bëri lëshimin e saj, Rama, fajtori i vetëm nëse shkelet '5 Qershori'

Meta: Opozita e bëri lëshimin e saj, Rama, fajtori i vetëm nëse shkelet '5 Qershori'

14:10, 24/09/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta kërkoi sërish me forcë sot, respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit midis palëve politike dhe paralajmëroi qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama se përgjegjësia do të jetë vetëm e një fajtori. "Nuk do të ketë dy fajtorë në rast se shkelet marrëveshja e 5 Qershorit, as katër fajtorë: do të ketë vetëm një fajtor", nënkuptoi qartë Meta në një deklaratë për mediat.

“Çështja e hapjes së listave është një çështje që i takon palëve. Për mua si President ka qenë dhe mbetet e rëndësishme, respektimi i Marrëveshjes së  5 qershorit, për të cilën falënderova edhe ambasadorët për kontributin që ata dhanë ku dhe unë u përpoqa të jap kontributin tim, sidomos në drejtim të insistimit të  opozita të mos vendoste Qeverinë Teknike si kusht për zgjedhjet e  ardhshme – edhe pse janë të gjitha provat, që nga dosja e Shijakut, dosja e Dibrës e që nga të gjitha sjelljet e tjera, se kjo qeveri vë dorë mbi zgjedhjet në mënyrë të hapur dhe brutale.

Përsëri, opozita bëri lëshimin shumë të madh për këtë duke pranuar të mos vërë një kusht të tillë me qëllim që të mbyllej kjo marrëveshje dhe të jepte një mesazh pozitiv dhe shpresëdhënës për të gjithë shqiptarët, por edhe për të gjithë ata që punojnë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, brenda partnerëve tanë.

Kështu që gjërat janë të qarta. Unë mendoj se ka mbetur edhe pak kohë për të reflektuar dhe uroj të ketë reflektim.

Përndryshe kuptohet se përgjegjësia do të jetë vetëm e një fajtori. Nuk do të ketë dy fajtorë në rast se shkelet marrëveshja e 5 Qershorit. Nuk do të ketë as katër fajtorë. Do të ketë vetëm një fajtor, i cili për fatin e tij personal kërkon të vërë në pikëpyetje fatin e katër milionë shqiptarëve.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco