Pasi i përdori Rama, opozita e emëruar kërkon pragun elektoral 1 për qind

Pasi i përdori Rama, opozita e emëruar kërkon pragun elektoral 1 për qind

13:16, 24/09/2020
A+ Aa A-

Çdo ditë opozita e emëruar në Kuvend nga Edi Rama, sjell çudira ligjore.

Gjatë ditës së sotme, deputetët e opozitës së emëruar kanë sjellë të tjera propozime për t'i bërë nder vetes së tyre.

Kryetari i deputetëve të emëruar, Myslim Murrizi sot ka kërkuar nga parlamenti që pragu elektoral të ulet nga 3 për qind, në 1 për qind.

Por jo vetëm kaq.

Murrizi që pretendon të jetë kryetar i një partie të re, kërkon që në Kodin Zgjedhor të shkruhet se kryetari i partisë mund të fusë emrin në disa lista zgjedhore, në zona të ndryshme.

Duket se tani opozitarët e emëruar në Kuvend e kanë kuptuar se janë përdorur nga Rama për interesat e tij dhe tani kërkojnë që të bëjnë diçka për veten e tyre, pasi siç edhe ata e dinë, këto janë muajt e fundit të tyre në Parlament.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Valbona24/09/2020 17:11

Lym Murrizi eshte hajdut dhe ben sikur kerkon ndryshime ne kod por ne fakt merr nga Rama leje ndertimi. Ky eshte njeriu me i neveritshem i se djathtes qe ben sikur mund te grumbulloje vota. keto jane marifete te rames qe lymi si aktor i paafte po i luan shemtuar. pas 25 prillit te gjithe keta jane ne koshin e plehrave

Thirrje Landfilit nga Njujorku24/09/2020 16:37

Në do lëndë të parë superextra i ke në kuvend. Murriza, hajdara, nimra e tj. Nuk ka nevoje per selection. Për lëndë neto hidhu nga rlndps.

t24/09/2020 14:10

Me sa duket akoma nuk e kane kuptuar se do mbahen mend si jashteqitjet e ketij parlamenti

Xufe24/09/2020 13:44

Myslymi e di fare mirë se vetëm nga televizioni mund t'a shohë sallën e parlamentit pas 25 prillit 2021,asht si dje kolegët e tij patericë e Ramës ,por mos u shqetëso murriz se të jep ndonjë kockë Rama gjatë këtyre muajve të fundit të pushtetit të tij për nderën që i bëtë duke votuar çfar deshi Rama në atë palo parlament. Turp të ju vijë dhe ju të të afti i demokratëve që ju çuan aty pa asnjë meritë. Meqë je i votuar nga demokratët pse do t'a ulësh pragun në 1 përqind o zagarë se edhe kur flet ashtu e ke zërin.

Shto koment

Denonco