Mjaft me 'lërini mjekët të punojnë', se në 7 vite i përzutë dhe i degraduat

Mjaft me 'lërini mjekët të punojnë', se në 7 vite i përzutë dhe i degraduat

12:04, 24/09/2020
A+ Aa A-

Nga Oriola Pampuri.

Kur në të gjithë botën, në këtë periudhë pandemie veçanërisht qeveritë i kanë sytë dhe shpresën tek mjekët dhe sistemi shëndetësor,  në Shqipëri, qeveria, duke vënë në funksion marionetat e saj, tentoi të mbulojë me propagandë boshe të gjitha problematikat e sistemit që nxori në pah pandemia.

Çdo zë që ngrihej për të thënë të vërtetën tentohej të shuhej nëpërmjet deklaratave të shtirura të anakronikëve pranë qeverisë dhe "grerëzave" me profile false.

Tek e fundit, e vërteta është e vërtetë, dhemb pak por duhet thënë dhe kur e thonë vetë mjekët, besoj s'keni më ç'thoni.

Shprehjes "lërini mjekët të punojnë" i doli boja tashmë, pasi që ata të punojnë duan kushte, siguri dhe motivim. Mjaft më bëtë propagandë!

Në këto 7 vite, mjekët i përzutë dhe sistemin shëndetësor e degraduat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco