Lëvizjet e fundit/ Ekspertët: Rama synon të blejë vota me para publike

Lëvizjet e fundit/ Ekspertët: Rama synon të blejë vota me para publike

10:59, 24/09/2020
A+ Aa A-

Për të folur për situatën aktuale ekonomike në vend, ishtenë A2 Florion Mima, anëtar i kryesisë në PD dhe ekspert ekonomie.   Mima u shpreh se realiteti është i dhimbshëm dhe lëvizjet e fundit ekonomike të qeverisë janë të dëshpëruara dhe kaotike.

“PS bindi PS për sukseset e saj në këto 8 vite qeverisje. Realiteti është i dhimbshëm, totalisht i ndryshëm nga ato që pretendojnë demagogët. Lëvizjet e fundit tregojnë se PS, fatkeqësisht, është në dëshpërim të thellë dhe prognoza ekonomike vazhdon të jetë edhe më e zymtë pas publikimit të planeve të Ramës për zerimin e taksave për biznesin e vogël për ngritjen e kufirit të TVSH-së apo edhe të lançimit të paketave anti-Covid dje nga ai. Këto janë lëvizje të dëshpëruara, kaotike, në vazhdën e rrëmujës totale që e karakterizon këtë qeveri, pa një fill arsyeje, pa një zë ekspertize, e cila nuk i mungon PS-së dhe që tregojnë çoroditjen totale ku është përfshirë kjo forcë politike.

Kur ne themi se do të rrisim kufirin e regjistrimit në TVSH, nga 2 në 10 milionë lekë, ai tregon dikush Ramës se gjëja më normale që duhet të bëjë një qeveri serioze është që të bëjë një vlerësim të masës paraprake. Kur kufiri u ul nga 5 në 2 milionë çfarë rezultatesh solli? Sa biznese hynë në TVSH? Si ndikoi TVSH në jetën e këtyre bizneseve? Asnjë analizë”.

Më tej, Mima thekson se Rama vazhdon t’i marrë vendimet pa dëgjuar ekspertizën. “Po të dëgjonte ekspertizën nuk do të kishte mundësi që të tatonte një tatim zero për biznesin e vogël, ndërkohë që fasha është rritur aq shumë. 14 milionë janë afërsisht 140 mijë dollarë dhe rreth 90% e biznese”.

Por pse bëhen publike në këto moment strategji të tilla nga qeveria?

“Kjo thikë është me dy tehe. E para është tehu elektoral. Rama pretendon të blejë me para publike sa më shumë vota nga të lëkundurit. E dyta, unë gjykoj se kjo bëhet për të fshehur katastrofën e madhe që po i përgatitet vendit me fiskalizimit, sidomos të biznesit të vogël. E gjithë lëvizja e Ramës për të ulur taksat e biznesit të vogël synon blerjen e votave dhe shmangien e fokusit nga kjo katastrofë që po vjen”.

Kurse eksperti Besart Kadia tha në “Open” se të gjitha investimet në shëndetësi ndodhin para zgjedhjeve dhe qëllimi i vetëm i tyre është për të siguruar votat.

Ai tha se rritja e pagave nga viti 2013 deri në vitin 2017  ka qenë 0, ndërsa në zgjedhje është rritur me 20%.

“Nga viti 2013 deri 2017 rritja ka qenë 0, në zgjedhje është rritur me 20% dhe tani është rritur, është blerje votash me para publike, që rriten 3 muaj para zgjedhjeve. Nuk është koecidencë. Por e keqja është se njerëzit harrojnë shumë shpejt, këto 6 muaj janë për zgjedhjet. Këto paga janë për vota jo për industrinë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

CUKU24/09/2020 12:47

Dicka tjeter qe nuk e thote njeri ne asnje portal apo tv eshte : ne projektin e fiskalizimit qe po krijohet per faturen fiskale po ta lexoni me kujdes te specifikimet teknike https://www.tatime.gov.al/shkarko.php?id=8579 ne faqen 36 do te gjeni ConsTaxes , kjo eshte nje takse e re mbi konsumin qe do ti faturohet cdo qytetari dhe do te funksionoje ne baze te nje perqindje per artikujt qe nuk jane te shportes psh. ne qofte se nje fature blerje ne nje dyqan rrobash qe nuk jane artikuj shporte qe e ka vleren totale 10000 leke me tvsh qytetari do te paguaj + 4-10% mbi vleren totale, Keshtu pa u zgjatur sepse eshte shume teknike , ky robi do heqi TAP dhe do na i fusi me nje takse tjeter qe do ta quaj takse lluksi, Me parrullen kush harxhon shume do paguaj shume

Shto koment

Denonco