Listat e deputetëve nga PD/ Ja ku pritet të kandidojë Flamur Noka

Listat e deputetëve nga PD/ Ja ku pritet të kandidojë Flamur Noka

10:40, 24/09/2020
A+ Aa A-

Publikimi i listës së kandidatëve të PD për qarkun e Kukësit konfirmoi zërat se ish-deputeti i Kukësit Flamur Noka nuk do të kandidojë më në këtë qark.

Burime të mirëinformuara pranë PD bëjnë të ditur se ish-deputeti Flamur Noka është caktuar të kandidojë në Qarkun e Tiranës.

Emri i tij është propozuar në të gjitha degët e qarkut Kukës, si dhe në shumë degë të tjera të PD në të gjithë Shqipërinë, por, mesa duket, për Partinë Denokratike kandidimi i ish Ministrit të Brendshëm Flamur Noka është më i vlefshëm në Qarkun e Tiranës.

Më herët, SYRI.net publikoi listën e kandidaturave të PD për Qarkun e Kukësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

altini24/09/2020 12:01

E kush e rruan se ku do kandidoje Flamur Noka? Pse lajm eshte ky? Mos u beni bori e prishur e flamureve dhe flamurtareve te partise.

DEMI24/09/2020 11:27

NA MBYTEN KOMISARET E PARTISE,KU JANE PROFESIONISTET?

Lor24/09/2020 11:22

Muhabet koti kjo puna votimeve neper qarqe ,ktubi ngeli puna PD se

Shto koment

Denonco