Protesta e bluzave të bardha/ Mjeku: Shëndetësia më keq se asnjëherë në 30 vjet...

Protesta e bluzave të bardha/ Mjeku: Shëndetësia më keq se asnjëherë në 30 vjet...

10:16, 24/09/2020
A+ Aa A-

Sot u zhvillua një protestë e mjekëve në QSUT. Edhe pse policia u refuzoi lejen për grumbullim, mjekët u mblodhen në QSUT

Njëri nga mjekët e pranishëm në protestë, Ibrahim Ruka tha se: “Kjo është një protestë e organizuar nga Sindikata e Punonjësve të Shëndetësisë".

"Sot mjekësia është në pikën më të keqe prej 30 vjetësh, pa kushte dhe pa masa mbrojtëse. Në këtë situatë të vështirë ndodhet si sherbimi parësor ashtu edhe ai spitalor.

I kemi bërë peticion qeverisë, por ata nuk na kanë pritur.

I bëj thirrje qeverisë që të vijë në shërbim të jetës së qyteterëve dhe shumë mjekë duhet të shpallen heronj".

Protesta e ditës se sotme ishte një orë.

Kërkesat e mjekëve:

Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.

Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco