Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Mjekët refuzojnë Ramën, vetëm 4 prej tyre mbërrijnë në...

Mjekët refuzojnë Ramën, vetëm 4 prej tyre mbërrijnë në...

09:33, 24/09/2020
A+ Aa A-

Vetëm katër mjekë kanë mbërritur në zyrën e kryeministrisë për të zhvilluar një takim me Ramën për protestën që kishin paralajmëruar para QSUT. Në takimin e tyre është e pranishme edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe drejtori i QSUT Enkel Joti.

Ditën e djeshme, mjekët paralajmëruan pròtestë në orën 10:00 para oborrit të QSUT-së, por policia ia refuzoi lejen me arsyetimin se nuk lejohen grumbullimet në kohë pandemie.

Nuk vonoi ftesa e Ramës për ti pritur në kryeministri për të folur rreth shqetësimeve të tyre, por duket se pjesa më e madhe e mjekëve nuk dëshironin takimin me Ramën.

Sindikata e Mjekëve të Shqipërisë i ka dërguar një shkresë me 4 pika qeverisë shqiptare ku kërkohet rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar, sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, sigurimi i të gjitha kushteve për një ushtrim dinjitoz të detyrës së tyre si dhe të shpallen dëshmorë mjekët që humbin jetën në detyrë.

Megjithatë atyre u është refuzuar leja nga Policia e Tiranës me arsyetimin se nuk lejohen grumbullimet masive për shkak të situatës me Covid19, shkruan faxweb.

Këtë kërkesë e kanë firmosur shumë mjekë si vajza e ish-deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle, mjekët Arjan Harxhi, Alfred Gega, Alert Xhaja, Arvin Dibra, Alketa Hoxha, Altin Kuqo, Gentian Stroni, A. Belshi etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t24/09/2020 09:45

Mjeket nqs kane nje çik i tegritet,le te dalin te gjithe paperjashtim ne greve dhe po pati b.....policia le ti arrestoje te gjithe dhe te rri spitali pa mjeke e infermiere.Vetem keshtu i do mushka drute

Shto koment

Denonco