Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Bogdani komenton formulën e PS për listat: Mashtrim i madh, PD nuk bie në kurth

Bogdani komenton formulën e PS për listat: Mashtrim i madh, PD nuk bie në kurth

21:54, 23/09/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani foli për situatën politike në vend, duke komentuar formulën e propozuar nga PS.

I futar në studiot e abcnews, Bogdani u ndal fillimisht tek listat e hapura, që sollën ngërçin mes palëve në Këshillin Politk.

Ish-deputetit Bogdani ka komentuar edhe deklaratën e qeverisë ku thuhet se do t’i votojnë në Kuvend më 1 tetor ndryshimet kushtetuese, duke u shprehur se të gjitha këto, kryeminitri Rama i bën për të qëndruar në pushtet.

Sipas tij, propozimi i kryeministrit i mban partitë ende të mbyllura.

“PD nuk ka rendë brenda kurthit. Ky është një artificë e përdorur nga kryeministri për të qëndruar në pushtet. E sheh si të vetme mënyrë për t’i bërë bisht. Quan lista të hapura, por nuk janë lista të hapura. Lista e hapur nga kryeministri është një mashtrim i madh, është një listë e mbyllur, që kush futet të Kuvend e përcakton kryetari i partisë.

Ky propozim i kryeministrit i mban partitë akoma më të mbyllura. Heqja e koalicionet që është një e drejtë kushtetuese, nuk mund ta heqësh këtë të drejtë. E bën se e sheh si patericë për të qëndruar në pushtet. E frikësojnë shifrat, plus dhe pakënaqësia e shqiptarëve.

Do shohim si do të zhvillohet situata në parlament. Opozita parlamentare ia ka dhënë votën në korrik sepse bëhej fjalë për lista të hapura. Sot listat nuk janë të ha[ura. Deri në 1 tetor ka ende kohë. Shpresoj që nuk do të votohet në 1 tetor pa u shprehur OSBE.

Edhe votimi i korrikut ishte një goditje shumë e rëndë për demokracinë shqiptare. Një nga kushtet e Bundestagut është reforma zgjedhore. Ata që do e vuajnë janë qytetarët shqiptarë sepse do të ketë një vonesë në procesin e integrimit. Ky është një kryeministër i papërgjegjshëm, shpresojmë që faktori ndërkombëtar të ndërhyjë”, u shpreh ai.

Më tej ai shton se PD kërkon lista të hapura 100%, pasi edhe procesi i vlerësimit të kandidatëve në parti është i tillë.

“Në rastin më minimal në parlament do të ulen ata përfaqësues që i ka votuar. Prandaj PD i është bashkuar dëshirës dhe zërit të qytetarëve shqiptarë.

Unë besoj që kjo gënjeshtër e Ramës dhe ndryshimet nuk kalojnë dhe të shkojmë drejt listave të hapura. Procesi i PD, është një hap drejt kësaj.

Është hera e parë që bëhet. Lista është shumë e madhe. Nuk është cështje kakofonie, por tregon besimin. Lista fillestare ka qenë më 4 mijë emra, dheb 350-400 do t’i shkojnë kryesisë”, deklaroi Bogdani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco