Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Meta, thirrje qeverisë: Futbolli prej javësh në ngërç, uluni të dialogoni

Meta, thirrje qeverisë: Futbolli prej javësh në ngërç, uluni të dialogoni

20:24, 23/09/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të rikthejë frymëmarrjen e futbollit shqiptar dhe të marrë parasysh kërkesat e Ligës Profesioniste të Futbollit, q? të nisë kampionati i Kategorisë Superiore.

Meta ka bërë një postim në rrjetin e tij social ku thotë se krenaria jonë ndodhet në ngërç për shkak të shtyrjes së datës së fillimit të kampionatit për sezonin 2020-2021.

“Kriza e thellë kushtetuese, institucionale dhe përfaqësuese po përshkallëzohet në përmasa shqetësuese në të gjithë sektorët.

Futbolli shqiptar, krenaria jonë kombëtare, prej javësh ndodhet në një ngërç, për shkak të vendimit për shtyrjen e datës së fillimit të kampionatit të Kategorisë Superiore, sezoni 2020 / 2021, që duket se do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar në mungesë të vullnetit për gjetjen e një zgjidhjeje të mënjëhershme.

I njohur me kërkesat e drejta të Ligës Profesioniste të Futbollit, i bëj thirrje qeverisë që përmes dialogut, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të angazhohet për t’i rikthyer frymëmarrjen futbollit shqiptar, që ka kohë që ndodhet në vështirësi dhe sot kërkon vëmendje e mbështetje nëpërmjet një baze të sigurt ligjore”, shkruan Meta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kujtim23/09/2020 20:53

Lere futbollin shiko narkoparlamentin.E ndrite me narkoparlamentin dhe do te merresh me calcio.I etur per karreklle dhe money. Zhurme dhe vetem zhurme se menderja nuk ta mban

Shto koment

Denonco