Shtyhet takimi Rama-Hoti në Shkodër, zbulohet arsyeja

Shtyhet takimi Rama-Hoti në Shkodër, zbulohet arsyeja

20:06, 23/09/2020
A+ Aa A-

Takimi i radhës mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij në Kosovë, Avdullah Hoti, i cili ishte planifikuar të zhvillohej këtë të premte në Shkodër, është shtyrë për në datën 2 tetor.

Përmes një postimi në Twitter, Hoti ka lajmëruar se do të shtyhej për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, shtyrja e takimit u ra dakord me Ramën, duke e falënderuar për mirëkuptimin.

“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, shkruan Hoti në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco