VIDEO-mesazh/ Edi Rama nuk është kandidat i ri, por ‘kopjac i vjetër’

VIDEO-mesazh/ Edi Rama nuk është kandidat i ri, por ‘kopjac i vjetër’

19:35, 23/09/2020
A+ Aa A-

Drejtori i Fushatës për Partinë Demokratike, Alfred Rushaj, e përshkroi Edi Ramën si një gënjeshtar, që nuk mban premtimet.

Me një videomesazh, zoti Rushaj solli në vëmendje kontrastin mes premtimeve aktuale të kryeministrit Edi Rama, si heqja e TVSH për biznesin e vogël, dhe qëndrimeve vit pas viti për të ngarkuar biznesin e vogël me TVSH.

Ishte Edi Rama ai që përfshiu bizneset e vogla mbi 2 milionë lekë xhiro në 2018-ën në skemën e TVSH-së.

“Nuk është kandidat i ri, por kopjac i vjetër, që 7 vite më parë premtoi uljen e taksave për 95 % të shqiptarëve”- theksohet në videomesazh, ku citohet Edi Rama më fushatën e 2013-ës.

“Me ne, çdo familje që jeton përmes biznesit të vogël, do të rilindë”

Mesazhi i PD në video është i qartë: Rama nuk e mbajti premtimin, pasi, përmes taksave dhe gjobave, falimetoi me mijëra biznese të vogla dhe i detyroi të largohen në emigrim.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

genc23/09/2020 22:05

po ky eshte kokrra hajdutit, pazarexhi qe e kane promovuar per vjedhjet qe ka bere

Shto koment

Denonco